Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

Nga Ylli Manjani

Me ç’më panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakord është tradhti e pastër ndaj Shqipërisë!!!

Ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhtari i Shqipërisë! Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thoshin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!!

Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu!

Po të krahasosh hartën që duan të bien dakord këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq!

Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të!

Tradhtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur!

O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!! Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakort me SHKËMBIM TERRITORI!!!

Të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG!!! Kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët!!!