Nga SEVDAIL HYSENI
Gazeta beogradase “Informer”, në numrin e saj special për vikend, nxjerr në ballinë shkrimin tendencioz, kinse të bazuar në akuzat tronditëse të shqiptarëve se: “Vuçiqi formon ushtrinë në veri të Kosovës!”
– Prishtina: “Vuçiq përgatit serbët për luftë, është ai që kontrollon organizatën “Ushtria Veriore”, transmeton gazeta Informer, duke nxjerr në sipërfaqe një deklaratë të njeriut të parë të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili mban postin e nënkryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të punëve të jashtme: “Nëse kjo është e vërtetë, të qoftë me nder president: A mendon dikush se vetë serbët do t’i vënë kokat e tyre në trung?!, shkruan gazeta “Informer”.