Kjo pllakë do të duhej të ishte vendi ku do të duhej ndalur mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe

Nga XHELADIN ZENELI – Amerikë

Kjo pllakë e vendosur në hyrje të qytetit tonë të lashtë ilir- Shasit, do të duhej të jetë pika e ndalesës për të gjithë ata të cilët vijnë me pretendime për të ndërruar, tjetërsuar apo përvetësuar historinë dhe kulturën tonë kombëtare apo për të kërcnuar autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre stërgjyshore.

Pra kjo pllakë do të duhej të ishte vendi ku do të duhej ndalur mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe dhe përkrahësit e tij të cilët erdhën të Dielën, me 8 Korrik 2018 për të realizuar qëllimet e tyre antishqiptare.
Përse organet e sigurimit të Malit të Zi të cilët ishin të njoftuar paraprakisht për ardhjen e tyre në Kalanë e Shasit, nuk i pritën poshtë rrugës, pra në hyrje me qëllim që t’ju ndalohet rrugëtimi i tyre drejt Kalasë apo drejt monomenteve historike të kishave shqiptare !!??.
Me autorizim (leje) apo pa autorizim KOS dhe përkrahësve të tyre duhet t’ju ndalohet një herë e përgjithëmonë hyrja e tyre në lokalitetet me rëndësi kultorore për shqiptarët e cila cënon identitetin e tyre kombëtar, qofshin këto Shasi, Rumia, Kraja, Martinajt e Plavë e Gucicë dhe çdo ku ku banojnë shqiptarët si popull autokton në Mal të Zi.
Dihet shumë mirë roli i Kishës Ortodokse Serbe e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator i politikës hegjemoniste dhe ekspanzioniste shtetërore të Serbisë . Dihet gjithashtu se vizitat e mitropoliteve të tyre që ata kohë pas kohe i bëjnë lokaliteteve me trashigimi kulturo-historike të shqiptarëve ,kanë synim që përmes të ashtuquajtura rite fetare apo liturgji të përdorin religjionin për realizimin e qëllimeve për sllavizimin e vendbanimeve autoktone shqiptare.

8 Korrik 2018