Nga Ramazan Çeka – poet, Shkodër
Çasht kjo modë me dalë cullak
Ka humbë marrja edhe ftyra
Me qitë jashtë shpindë edhe bark
Me pas marre dhe pasqyra
Dalin vajzat lakuriq
Si kanë le e dalë prej nanet
Hapin sytë me gjet naj viç
Ju don qejfi prej Tiranet
Stampu trupin n’tatuazh
Si me kenë karikaturë
Ashtu s’delet as në plazh
As kur je tuj fjetë me burrë
Nuk kuptoj a kanë familje
Dalin rrugës pa u vesh
Nji kjo punë e ka nji hile
Pa pikë turpit dalin zhvesh
Nga na erdhë kjo modë e re
Që njerzimit s’i ka hije
Nuk ka shkencë as nuk ka fe
Që kët’ rod me e pru n’fije
(Poezi e foto nga R. Çeka)