Gjermania ul taksën e karburanteve për të ndihmuar qytetarët

Qeveria gjermane ka vendosur një ulje të përkohshme të taksave mbi benzinën dhe naftën, në përpjekje për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve dhe bizneseve.

Nga 1 tetori deri në fund të vitit 2026, çmimi i karburanteve pritet të ulet me rreth 17 cent për litër. Paketa do t’i kushtojë buxhetit gjerman afërsisht 2.5 miliardë euro.

Qeveria po shqyrton gjithashtu mundësinë e vendosjes së një tavani për çmimet e karburanteve, sipas modeleve që përdoren në Luksemburg dhe Belgjikë. Masat janë kritikuar nga organizatat mjedisore, të cilat kërkojnë investime afatgjata në transportin publik dhe energjinë e pastër.