Këndvështrime nga Ylli Manjani

1.

Edhe njëhere:

Ligji që duan të miratojnë sot për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar, është ANTI-KUSHTETUES e ANTI-DEMOKRATIK!

Ajo poshtërsi juridike nuk ka lidhje me Kushtetutën e asnjë vendi demokratik me pushtete të ndara dhe ku sundon e drejta.

Ai projekt ligj është SUNDIM i horrave të pushtetit!

Miratimi i tij, mund të bëhet vetëm nga një Parlament që varet nga Qeveria.

Në fakt qeveria moniste që kemi sot, Parlamentin e ka thjesht laksativ për kapsllëkun e vet!

Turp!
2.

Uffffff…

U çlirova!

Isha në merak të madh, a do kalonte vetting-un Arta Marku, apo jo!

Por sapo ma hoqi merakun njoftimi i KPK që “Arta e kaloi”…

Halli tjetër që kam është: mos ky vetting-u është i përkohshëm, se edhe Arta e përkohshme është?!

3.

Post votim…
———-
Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!

Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!

Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit tē tyre!

Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!

Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do ma largojë ne të gjithëve! Një e nga një…

4.-

Nuk e di sa (T.)Ballë ishte ky tërmet (jo Peçi), por dëmet do llogariten me Yaris…

Ndërkohë po fillon verifikimi i godinave me mure të krisura, trojet e të cilave jepen për ndërtim me PPP…

Te Kryesia e Kuvendit, thonë që është krisur një suva…

Trual i mirë aty.

5.-

Italianët janë “idiotë”, “pa kulturë”, “të pa aftë”, që nuk i prishin godinat e vjetra!

Çjanë këto “budallenj” që harxhojnë para me përforcues?!

Të marrin përvojën e Krye-artistit(vizatuesit/piktorit/skulptorit/ poçarit) tonë.

Aty bëhen ca kulla që të lësh mendt!

Kjo foto flet qartë se çbën bota për të ruajtur të vjetrën….
6.

Çfarë ndryshimi!
————-
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë iku se nuk pranon që vendi i tij të mbajë emigrantë.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë rri aty e trashet në karrike, megjithëse kërkon që në vendin e tij të ketë sa më shumë emigrantë!!!

Le pastaj skandalet e tjera…

Ndryshim i madh apo jo?

E pastaj thonë se “Gjermania na do shumë”….

Qesharakë pa kufinj…

7.

Ndërkohë që fajson Opozitën për “mos respektim të kodit të vdekjes”, vetë i shpreh gjasme-ngushëllimet në miting politik!

Faqezi sa më ska!

Shko të paktën pije një kafe në shtëpinë e të ndjerit dhe HESHT!

Është vrarë, ndër të tjera, një punonjës i Sigurisë së Shtetit!

8.

Skandale pa fund..
—————
Qershori ishte muaji i pikut të skandaleve të qeverisë moniste në fuqi!

Thuajse çdo ditë pamë nga një skandal.

Sa herë hapin gojën për të folur, vetëm skandale nxjerrin. Rrena po e po, por ato nuk po i rendisim…

Akoma nuk kanë mbushur vitin dhe duket sikur kanë 20 vite në pushtet. Droga, ministra të perfshirë, teatri, vrasje (vetveasje), etj etj…

Po “top skandali” i shoqëruar nga krye-rrena e hapjes së negociatave, ishte më e bukura!

Halicunante!

Spektakolare!.

Qesharake sa më ska!

Por edhe e hidhur gjer në palcë!

Skandalet vazhdojnë.

Ne rrimë e dëgjojmë! Ideale për çdo sundimtar…