Shpopullimi është kthyer në një fenomen shqetësuar kohët e fundit.
Edhe pse peshën më të madhe të lagimit të popullsisë po e mbajnë kryesisht fshatrat e thellë, braktisjen po e ndjejnë edhe qytetet si Gramshi. Në Gramsh çdo ditë ikin familje, kjo për shkak të mosofrimit të shërbimeve, mungesen e një vendi pune etj.
Banorët pohojnë se shumica e të rinjve zgjedhin të largohen për shkak të papunësisë. Ndërsa ata që kanë ngel, mosha e tretë, thonë se edhe shokët e tyre tashmë kanë ikur.
Fshatrat e Gramshit mbeten një nga më të prekurat nga fenomeni i shpopullit, ku sipas statistikave të nxjerra nga Censi i vitit 2024, në qytetin e Gramshit jetojnë 16 533 banorë, me një rënie të konsiderueshme nga censi i vitit 2011.