Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Sytë/vëmendja e kancelarive, Institucioneve, Instituteve, medias dhe expertëve të sigurisë strategjike ishin drejtuar në Washington, USA, ku në datat 10 dhe 11 Korrik 2024 u zhvillua Samiti i 37-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).  

I ftuar në “forumin e Senior Ekspertëve të Kolegjit të Lartë të NATO-s”, dëshiroj që të ndaj një përmbledhje strategjike mbi mjedisin e sigurisë si dhe “vendimet Historike” të 32 vendeve anëtare (përfshi RSh) u morën në këtë Samit Historik: “për mbrojtjen kolektive,ardhmërinë e Aleancës Euroatlantike, gjunjëzimin e Rusinë-Putiniste në Ukrainë, marrëdhëniet me BE, stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, etj”:

*** Mbi Samitet e NATO-s (?) si dhe Pse (?), pikërisht në Washington, Aleanca Euroatlantike ishte e destinuar të nënshkruaj historinë e përtej 100-vjetorit të themelimit (1949 -2049)

Pikësëpari, Samitet e NATO-s nuk janë “rutinë e përvitshme”, por ngjarje në udhëkryqet kritike të përballjes me rreziqet e sigurisë kolektive, që kane si qëllim: për të përditësuar dhe modernizuar konceptin, fuqinë ushtarake, rregullat e angazhimit dhe proçesin e vendimmarrjes së Aleancës

Në historine 75 vjeçare të NATO-s (1949-2024), nga gjithësej 37 Samite, vetëm 10 janë zhvilluar përgjatë luftës së ftohtë (në 40 vjet) ndërsa 27 prej tyre mbas 1990 deri 2024! 

Ndoshta jo rastësisht, po në Samitin e Washington-it (1999), për herë të parë NATO u zgjerua me 3 vende të kampit lindor (Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë), ndërsa edhe mbas këtij Samiti, pra në 25 vitet e fundit numri vendeve anëtare është dyfishuar (nga 16 në 32 përfshi së fundmi me Finlandën dhe Suedinë)!

Numri 3 herë më shumë i Samiteve mbas 90 si dhe dyfishimi hartës së zgjerimit, flasin më fort se të gjitha fjalimet në Washington, Bruksel, etj për dinamikën e paparashikuar të kërcënimeve në 25 vitet e fundit dhe që e legjetimoi NATO-n për 75 vitet që lamë si: “Aleanca më e sukseshme e historisë së njerëzimit”

Së dyti, në rrafshin gjeopolitik, ky Samit mbart vlera historike, pasi adresoi një nga udhëkryqet më kritike mbas përfundimit të Luftës së II-të botërore si dhe themelimit të Aleancës (1949), pasi: “mbahet pothuaj 29 muaj mbas agresionit neo-Nazist të Rusisë kundër sovranitetit të Ukrainës-stoike si dhe për të sprovuar rendin e sigurisë Globale dhe statuskuone gjeopolitike të vendosur mbas luftës së ftohtë”.

Në këtë mjedis të sigurisë, prioriteti Nr.1 i axhendës së Washingtonit, ishte modernizimi i fuqisë së pakonkurueshme ushtarake, përfshi ekspozimin e armëve bërthamore/deterrence: “për frenimin, shkurajimin dhe shpagimin ose akmarrjen ndaj armiqve që guxojnë të privokojnë apo sulmojnë Aleancën”. 

Prandaj mbas këtij Samiti, Forcat e Gatishmërisë së Lartë të NATO-s do të arrijnë në mbi ½ milioni (si asnjëherë në 75-vjet), si dhe do të dyfishohen kapacitetet e luftimit të Forcace Ajrore dhe Detare, për të garantuar mbrojtjen kolektive (artikulli-5) nga vende armiqësore,shtetet apo organizatat terroriste, etj!  

Ndërsa për kërenimet fatale të Putinit, se: “Rusia do të shkelë traktatin e Armëve Bërthamore nënshkruar nga Presidentët Gorbaçov dhe Regan në 1987 dhe se do ti bëjnë gjëmën qytetërimit”, përgjigja nga Samiti i Washingtonit ishte edhe më e ftohtë: “nëse vetëm do të guxonte”, Rusia jo vetëm do të damkoset përjetësisht si “shtet terrorist” por dhe do ndëshkohet në mënyrë shëmbullore nga fuqia e USA/NATO. Ndërsa Putini dhe zullumqarët rreth Tij, ashtu si nazistët, Millosheviçët, etj do dënohen: “për krime kundër njerëzimit”!

Së treti, ky Samit ishte i “destinuar” të bëjë histori pasi mbahet mbas gati 880 ditë/netë luftimesh të përgjakshme në fushëbetejën “jo vetëm për Ukrainën”, por edhe ndaj kredibilitetit, fuqisë ushtarake dhe interesave gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (ShBA/NATO/UK/BE).

Prandaj ky Samit, do të skalitet si ndër ngjarjet më madhore që ka zhvilluar Aleanca prej 75 vitesh, pra që prej themelimit të saj (1949), pasi krerët e 32 shteteve anëtare, u mblodhën në Washington për të demonstruar vullnetin politik, kohezionin e palëkundur si dhe vendosmërinë për ta mbështetur Ukrainën deri në fitoren e luftës kundër të keqes së përbashkët (Rusisë -Putiniste). 

Kështu, në Washtington, NATO u demonstrua mbështetje pa kompromis ndaj fitores jo vetëm të Ukrainës: “mbi 300 miliardë € armatime të gjeneratës së fundit (140 Miliard € nga USA dhe 160 Miliard € nga BE (p.sh anëtari më i ri, Suedia 6.6 Miliard €), nga përdorimi i aseteve të saksioneve ndaj Rusisë, etj”. 

Për më qartë, në Washington u konfirmua se për Aleancën Euro-atlantike: “nuk ka opsion tjetër përveçse fitores me çdo çmim të luftësndaj Rusisë”. Për më tepër, që mbas gjunjësimit në Ukrainë, Moska do të gjendet më e izoluar si dhe do të humbasë peshën gjeopolitike në botë, përfshi Detin e Zi, Ballkan, Mesdhe, etj.   

Së katërti, ky Samit u zhvillua në kohën e duhur, por dhe me vednimarrje kritike: “për të modernizuar strukturat, armatimet, paisjet dhe infrastrukturat ushtarake bazuar në parimin e ndarjes së barrës, pra rritjen në minimumi 2% të buxhetit të mbrojtjes”, në mënyrë që Aleanca të mbetet e pathyeshme: “për t’u përballur me çdo kërcënim, në çdo kohë, nga çdo drejtim dhe ndaj cilido armik potencial”.

Për më të qartë, po citoj Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, i cili një muaj para Samitit, pikërisht në Washington e cilësoi: “2 % të GDP-së vetëm si minimum” ndërsa shtoi që 25 vitet të fundit, 2% ka qenë vetëm një objektiv i papërmbushur nga shumica dërrmuse e vendeve anëtare. Si e tillë, në këtë Samit do të përshëndetet fakti që nga vetëm 5 vende para luftës në Ukrainë (2022), buxheti i mbrojtjes ne 2024 arriti në 2 % për 23 vendet e NATO-s, pra rritjen më të madhe të 3 dekadave të fundit pa përfshirë USA me buxhetin rekord 1 trilion dollar si dhe vendet Europiane te NATO-s me mbi 500 miliardë € (½ Trilion). 

Së pesti, Samiti i Washingtonit promovoi projekte me peshë të shtuar për integrimin e teknologjive, infrasktukturave, sistemeve dhe aftësive të avancuara kibernetike, armatime luftarake të telekomanduara në distancë (dronë); të inteligjencës artificiale, kompanive private si dhe kohezionin e shoqërisë në hapësirën euroatlantike me arqitekturën dhe misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. 

Së gjashti, pas zgjerimit me Suedinë dhe Finlanden si kundërpërgjigje e luftës së papreçedentë të Rusisë, Samiti i Washington-it (aty ku në 1999, pra 25 vjet më parë nisi zgjerimi) u ri-konfirmuapolitika e dyerve të hapura” edhe për Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Gjeorgjinë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet me “status të privilegjuar” si Australinë, Japoninë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin, etj që si gjithmonë do të jenë ftuar për të marrë pjesë edhe në këtë Samit Historik per Aleancën

Përsa posaçërisht Ukrainën, shtoj se në më pak se një muaj para këtij Sami, po gjatë vizitës në Washington, Sekretari në detyrë (në 1 Tetor zëvendësohet nga Kryeministri Hollandez, Mark Rutte) Stoltenberg, konfirmoi se: “mbas fitores së luftës, Ukraina do të jetë vendi 33 i Aleancës”, ndërsa në këtë Samit do të formalizohet “Komitetit NATO – Ukrainë”, pra  një hap më afër  anëtarësimit.  

Së shtati, 29 muaj luftime në Ukrainë vërtetuan se Kremlini i kahumbur me turp jo vetëm Luftën për të pushtuar Ukrainën (përtej prapagandës helmuese-Ruse, në 2 vjet e 5 muaj, vetëm 19 % e territorit të Ukrainës ka arritur pushtojë) por edhe shpresat për të minuar kohezionin mes NATO-s dhe BE. Kështu 32 vendet e NATO-s (27 edhe anëtare të BE) në Washington do të mirënjohin rolin jetik të SHBA-së”, pasi me rreth 1 trilion USD (buxheti-2024) ose 2 herë më shumë se 31 vendet e tjera NATO-s, mban barrën kryesore të shpenzimeve të mbrojtjes si dhe fuqisë ushtarake. 

Thënë këtë, në Samit u konfirmua domosdoshmëria e forcimit të marrëdhëneve transatlantike, pra e partneritetit strategjik USA/NATO – BE Duhet konsideruar po ashtu se, krerët e 27 vendeve të Parlamentit Europian, vetëm 10 ditë me parë (29 Qershor 2024) miratuan një zëri një Plan Veprimi (2024-2029) dhe një paketë ambicioze mbështetëse me 500 miliardë € (20 fishin e sa aktualisht), me qëllim: “kapërcimin e dobësive aktuale si dhe ngritjen e një ushtrie të ndërveprueshme për kërcënimet, kryesisht nga Rusia”.

Gjithësesi, kjo përpjekje dhe ky Projekt i BE-së, që sigurisht nuk është i Ri (Marrëveshjes Berlin-Plus, themeluar në 2002), në Washington pritet të konfirmohet se kurrësesi nuk ka si qëllim për të konkuruar me USA/NATO, as dublikuar shpensimet për aftësitë luftarake, por do të jenë programe, struktura, paisje dhe infrastruktura komplementare, kryesisht për operacionet paqeruajtese, emergjencat civile, etj. 

Së teti, në Samit, pati mesazhe të qarta edhe për marrëdhëniet me Kinën sidhe mbi domosdoshmërinë kritike për zhvillimin e frymës së bashkëjetesës paqësore, Masave të Mirëbesimit Reciprok si dhe të dialogut pa kushte për paqen, vlerat demokratike dhe axhendën e integrimit Euroatlantik edhe të 6 vëndeve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu, në Samit u konfirmua se Rusia – Putiniste, e ka humbur edhe betejën për të ndezur një front të ri lufte të Kinës kundër Taivanit apo frymëzuar oshilacionet e Millosheviçit dhe ekstremistët e tipit Dodik, duke kërcënuar “me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin territorial të Kosovës, por edhe prezencën e KFOR-t si dhe statuskuone dhe interest gjeopolitike të Aleancës Euroalantike në Rajon.

*** Në shtesë, ky është Samiti i 11-të (pas 2009) Shqipëria u ul si anëtar me të drejta të plota në “tavolinën mes të barabartëve të Aleancës Euroatlatike”! 

Në kapacitetin e “Ekpertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin, si dhe ndër kontribuesit e udhëtimit 15 vjeçar të RSh pas anëtarësimit në NATO (2009), po parashtroj respektivisht pse Samiti i Washingtonit do të mbetet historik edhe për RSh dhe 6 rekomandime strategjike për angazhimet e RSh përtej këtij Samitit: 

1. Parneritet strategjik, kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krah të ShBA-ve) për të gjitha vendimmarrjet, projektet dhe operacionet e NATO-s në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës si dhe rol/vend lider në promovimin e bashkëjetesës paqesore, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitike dhe axhendës Euroatlantike në rajon.
2. Konfirmojë vullnetin politik dhe vendosmërinë e Tiranës Zyrtare për transformimin e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përputhje me Konceptin e Mbrojtjes Kolektive, duke përditësuar, transformuar dhe modernizuar: “konceptin, balancat demokratike të pushteteve,  strukturat, paisjet; aftësitë operacionale dhe kulturën e bashkëpunimit mes Intitucioneve/Agjensive përgjegjëse, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës, dhe mirëqenies së qytetarëve; promovimin e vlerave euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe përmbushjen e detyrimeve të RSh në NATO”. 
3. Ri-konfirmoi angazhimin për të mbajtur “minimumi 2%” GDP-së prej 2024 e në vazhdim”, me synimin e zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të afta përmbushjes e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive si dhe përballimin e rreziqeve te sigurisë së qytetarëve; stabilitetin e rendit demokratik, sigurinë kibernetike, mbrojtjen nga dezinformimi dhe influenca Ruso-Kinez, etj. 
4. Të përmbush përgjegjësitë e vendit pritës (Host Nation), në modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, ri-vitalizimin industrisë ushtarke për prodhimin e municione, etj detyrime që burojnë nga SOFA, protokolli i Parisit, etj marrëveshje që RSh i ka nënshkruar para vitit 2013. 
5. Mbështetjen pa kompromis si dhe promovimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar në Washington se se kjo “qasje mëncur” e zgjeron hartën e paqes së qëndrueshme në Rajon. Po ashtu, të konfirmohet roli/vend leader në zhvillimin e projekteve të përbashkëta me Kosovën dhe vendet e Ballkanit (përfshi Serbinë) ndaj kërcënimeve asimetrike: “terrorizmi, mbrojtjen kibernetike, krimi i organizuar, emergjencat civile, etj”.
6. Ndërsa, aktorët politik si dhe faktorët shtetërorë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare do i këshilloja që: “mesazhet e Samitit të Washingtonit, humbja e luftës, kolapsi ekonomik si dhe diskreditimi ndërkombëtar që e pret pas lufte Rusinë – Putiniste (përfshi peshën në Ballkan), mbart edhe një rrethanë të favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN/BE), për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”.

Për ta përmbyllur, besoj edhe më fortë që ky Samit, u zhvillua në kryeqytetin e bekuar për të bërë histori, pasi mirë-adresoi një ngaudhëkryqet kritike për sigurinë, paqen dhe vlerat demokratike në hapësirën euroatlantike. Prandaj mbetem shprësëplotë se Samiti i Washingtonit  projektoi NATO-n e fund shekullit 21, pra për të mbetur si: “Aleanca më e fuqishme e njerëzimit edhe për 75 vitet që vijnë …”! 

* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit Atlantikut; si & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.