(Fushata për mbledhjen e Fondeve nga 17 shkurti deri më 9 prill 2024)
Memoriali i Epopesë së Koshares dhe Shtatorja e njërit prej heronjëve të saj të shquar, Bylbyl Hazir Breçani, ky Kompleks skulpturor e muzeal natyror, vepër e skulptorit Isa Baliaj- “Mjeshtër i Madh”, do të ngrihet përgjatë vitit 2024, në qytetin Bajram Curri, në fillim të rrugës qytetëse “Bylbyl Breçani”, në qëndren administrative të Bashkisë Tropojë.
Kosova e ka Memorialin e madh të Koshares (në 2.488 ha, zonë e interesit të veçantë) në komunën e Gjakovës (nis prej nga viti 2012), ndërsa Shqipëria do ta ndërtojnë sivjet, përgjatë vitit 2024, në qytetin Bajram Curri. Kjo është një nismë e sipërmarrje direkte e vizionare e Bashkisë Tropojë, me kryetar Rexhë Byberaj, i cili projektin nga ngritja e Shtatores së Bylbyl Breçanit- “Hero i Kosovës”, e çoi, e lartësoi, më tej e më mirë, në ide realizuese për të skalitur mjeshtërisht në 11 shkëmbinj të mëdhenj natyror emrat e lavdishëm të 114 Heronjve të Epopesë së Koshares, si Agim Ramadani, Sali Çekaj e martirë të tjerë, se Koshare është Epopeja me më shumë “Heronj të Kombit” në historinë mbarëshqiptare. Para tre vitesh, Kryebashkiaku i Tropojës e shpalli zyrtarisht e publikisht nismen realitetore në një Takim me 19 dhjetor 2021; u përcaktua sheshi i vendosjes së Shtatores e të Memorialit përrreth tij dhe hartimi i projektit urban të ndërtimit të sheshit; u përcaktua edhe Këshilli Kombëtar Organizativ (me antarë nga Shqipëria e Kosova) për miratimin, ngritjen e realizimin e Memorialit e të Shtatores; u organizuan disa takime pune me interes të veçantë për këtë çështje të rëndësishme, si në Tropojë, Prishtinë, Tiranë, etj.. Në ecurinë e këtij Projekti të ngritjes së Memorialit e Shtatores kanë dhënë kontributin e tyre me propozime, diskutime, interesime e angazhime edhe (ish)Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe ish Komandanti i Epopesë së Koshares, Rrustem Berisha, si dhe ish-lidershipi ushtarak i Epopesë së Koshares, Shoqata e Veteranëve të ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” e Epopesë së Koshares legjendare.
EPOPEJA e KOSHARES (1999) është një nga epopetë më të lavdishme në historinë e Kombit Shqiptar; është më shumë se “Termopile Shqiptare”; është vazhdim historik e gjeostrategjik i “Epopesë së Nokshiqit” të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; e cila në kuadër të komandës së UÇK-së e me mbështetje edhe nga Ushtria e Shqipërisë e angazhim popullor në Tropojë e Gjakovë me rrethina, e ndërmori e kreu suksesshëm betejën e përgjakshme, fitimtare luftarake-morale-historike të 9 prillit 1999 me thyemjen e kufirit të padrejtë Kosovë-Shqipëri, duke i detyruar Serbinë agresore të Millosheviçit e formacionet ushtarake (para)militare okupuese e genocidiale të saj, të largohen të mundur e përgjithmonë nga kufiri shqiptaro-shqiptar, duke e mundësuar një korridor të hapur e të sigurtë për kalimin e armatimeve, ndihmave humanitare, të vullnetarëve nga Shqipëria për në zona lufte e paqeje në brendësi të Kosovës.
BYLBYL BREÇANI- “Hero i Kosovës” (1974- ‘99) u angazhua direkt e aktiv në Lëvizjen, Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qysh në vitin 1997, në bazën e UÇK-së në “Tunelet e Breçanit” në Markaj (fshatin e tij të lindjes) me Ardian Krasniqin nga Peja- “Hero i Kosovës” (1969-‘97) dhe me Ilir Konushevçin nga Podujeva- “Hero i Kosovës” (1969-‘98) e me të tjerë themeltarë, luftëtarë e drejtues të UÇK-së. Ndërkohë, takohet e bashkëpunoi gjatë, deri në fund të jetës së tij, edhe me ushtarakët e lartë të Epopesë së Koshares, me dy nga ushtarakët e shquar: Rrustem Berisha dhe Hisen A. Berisha. Në shkurt 1999, mobilizohet vullnetarisht e aktivisht në formacione ushtarake të Epopesë së Koshares, i cili kishte aftësi e përvojë ushtarake të përfituar përgjatë shërbimit ushtarak në dy vite qëndimi e stërvitje në Pukë, i specializuar dhe për raketa në Tiranë e Kukës (1994-‘95). Ai mori pjesë në thyemjen e kufirit shekullor mes shqiptarëve, në Betejën e Koshares të 9 prillit 1999, ku në mes breshërive të plumbave të militarëve serbë u ngjit këmbadoras e shpejt dhe e uli nga shtiza e lartë flamurin e Serbisë shovene millosheviçiane duke e ngritur në vend të tij, Flamurin Kombëtar Shqiptar të fitores në Postën e Kamenicës, në Koshare, prandaj thirret ndryshe edhe “Bylbyli i Flamurit”. Akti i tij i lartë i ngritjes së Flamurit, asokohe, atë ditë lavdie, do të shënonte ndërkombëtarisht fitoren e kësaj beteje historike madhore shqiptare me thyemjen e kufinit të padrejtë Kosovë-Shqipëri. Ky trim i rrallë, përgjatë muajve shkurt-qershor 1999 mori pjesë aktive e ballore në luftime të ndryshme prej nga Rrasa e Zogut në Koshare, nga Juniku në Deçan, nga Isniqi në Pejë. Me 25 qershor 1999 niset me disa shokë në një aksion të guximshëm për t’i nxjerrë dy luftëtarë shqiptarë të Kosovës të mbetur të vrarë në fushë-lufte të minuar në Shkozë të Mulliqit, Koshare, ku e dha jetën e tij të re në moshë 25-vjeçare. U varros me nderimet më të larta nga populli i Tropojës e bashkëluftetarët e tij të Luftës së Kosovës që e përcollen nën breshërinë e armëve, ndërsa tani prehet plot lavdi në Varrezat e Memorialit të Koshares.
Fushata për Mbledhjen e Fondeve (humanitare/donatore) ka nisur me 17 shkurt 2024, në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si: në Shqipëri e në Kosovë, në Amerikë e në Mbretëri të Bashkuar, në Gjermani e në Zvicër, në Francë, etj., e cila do të vazhdojnë deri më 9 prill 2024, në 25-Vjetorin e ditës historike të Thyemjes së Kufirit të padrejtë në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Farie Hazir Hasanaj, Antare e Këshillit Kombëtar Organizativ dhe motra e heroit Bylbyl Hazir Breçani, ka marrë besimin dhe statusin e përfaqësuesit në marrëdhëniet donatore/ kontributore në Fushatën për Mbledhjen e Fondeve për realizimin, ngritjen e përurimin e Shtatores së heroit Bylbyl Breçani e të Memorialit të Epopesë së Koshares, duke hapur dhe llogari (konto) bankare në Lekë, Euro, Dollarë Amerikan, Franga Zvicerane e Paund Britanik, në Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Në ditën e hënë të çdo muaji: me 5, 12, 19 e 26 të marsit 2024 dhe me 1 e 8 të prillit 2024, do të dilet me komunikatë për mediat onile/print, rrjete sociale, etj. për çdo kontribut monetar të përcjellë/ardhur në numrat (kontot) e llogarive përkatëse bankare në Raiffeisen Bank nga donatorët/humanistët: individë, shoqata, institucione etj. në Shqipëri, Kosovë, Amerikë, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Zvicër, Francë e kudo tjetër, duke iu falenderuar për bashkëpunimin dhe kontributet Tuaja!
Në Akademinë Përkujtimore Jubilare për Bylbyl Hazir Breçanin- “Hero i Kosovës” (Kosovë), “Dëshmor i Atdheut” (Shqipëri) në 50-Vjetorin e Lindjes dhe në 25 Vjetorin e Rënies së Tij, të “Epopesë së Koshares”, të Lirisë së Kosovës dardane, që do të mbahet me 13 maj 2024, në “Tirana International Hotel & Conference Centre” (salla “Balsha”), me rreth 300 të ftuar nga Shqipëria e Kosova, nga Europa e Amerika dhe kudo tjetër, do të paraqitet një Raport i detajuar lidhur me ecurinë konkrete të Fushatës për Mbledhjen e Fondeve për realizimin, ngritjen e përurimin e Shtatores së heroit Bylbyl Breçani e të Memorialit të Epopesë së Koshares.
Adresa dhe llogaritë (kontot) bankare:
Farie Hazir HASANAJ
Tel: 00355 69 98 45 450
Dy emailet: memorialidheshtatorja2024@gmail.com dhe memorialidheshtatorja2024@yahoo.com
FaceBook: Memoriali i Koshares dhe Shtatorja e Heroit Bylbyl Breçani
_____________
Raiffesen Bank Sha, Tirana-Albania
Farie Hazir Hasanaj
(për Memorialin e Koshares dhe Shtatoren e Heroit Bylbyl Breçani)
Nr. Llog. Euro: 0021966240
AL25202110750000000021966240
SWIFT: SGSBALTX
_________________
Raiffesen Bank Sha, Tirana-Albania
Farie Hazir Hasanaj
(për Memorialin e Koshares dhe Shtatoren e Heroit Bylbyl Breçani)
Nr. Llog. Lekë 0011966240
AL40202110750000000011966240
SWIFT SGSBALTX