Nga Namik Selmani – SHBA
Përtej emocionit që është e duhet të jetë pjesa më palcore e një ore letërsie në shkollat e mesme kur vinin orët e mësimit për Ndre Mjedën qoftë në analizat e poezive të tij, qoftë në njohjen me jetën e tij, kisha një emocion të veçantë. Drithërues. Tundues deri në kufinjtë që kërkon fjala e bukur. Dhe flitej për Mjedën, për atë poet zëmençur ku dhe kandari më i saktë i fjalës mund të turpërohej: para saktësisë së vargut, para tercinave që rizgjonin Danten në një truall po kaq të paqtë dhe të dashuruar me të bukurën e fjalës, te një Danteje shqiptar si Mjeda.
Ishte një lloj peshe emocionale që bashkë me mua duhet ta ndanin edhe ata nxënë s edhe se autori, për të cilin po flisnim ishte larg Beratit, fliste një gegërishte të kulluar paksa larg toskërishtes tipike beratase që flisnin nxënësit.
Po, edhe gegërishten e Mjedës duhet ta njhinin nxënë sit e mi të mirë . Se ajo ishte dhe mbetet pjesa shumë vitale e kulturës sonë. Ashtu si dhe Fishta, Si dhe Migjeni, si dhe Filip Shiroka, Hil Mosi e tj E ia vlente që ta ndryshoje pak edhe mënyrën e organizmit të mësimit kur duhet të flisje për Mjedën . Edhe një minispektakël poetik mund ta bëje për të .. Zgjidhja një ose dy nxënës shkrimbukur që të shkruanin në dërrasën e zezë të shkruanin me një lloj solemniteti ca vargje nga “LIRIA” Nga poezia e tij për gjuhën shqipe. Nga “ Andrra e jetë s”
Të shkruanin, qoftë edhe shkurt stacionet e jetës së tij poet, atdhetar, gjuhëtar, klerik i devotshëm, përkthyes, profesor, etj
Ishte Fenomeni “Mjeda” që na e bënte më të lehtë dhe më të vështirë këtë mjedis të veçantë letrar në të gjithë orët e mësimit të letërsisë.
Ajo forcë e karakterit të tij, ajo mentari që rrë mbeu sytë e vemendjn e jezuitë ve që kur ai po shihte librat e parë të shkruar, mos rridhte edhe nga origjina e tij familjare me baba me origjinë mirditori dhe me një nënë me origjinë nga Puka?
Të dy i bashkoi më vonë Shkodra e gjëmimi i këmbanave, ëmbëlsia e tyre, natyrisht ishte pak më e fortë se ajo e Mirditës dhe e Pukës. Do ta shoqëronin këto tinguj këmbanash ( aq sa do i vinin para emrit të nënës edhe fjalën “Dom” në shtete të Evropës si në Francë, Spanjë, Itali, Kroaci, Poloni.
Do ta mirëprisnim të gjithë njerëzit, të thjeshtë, akademikë, shkrimtarë që viti që hyri të ishte VITI I MJEDËS. Është viti kur Mjeda mbush 80 vjet nga dita e vdekjes. Mjeda është nga ata njerëz që jetojnë dy jetë brenda vetes. Atë fizike dhe atë që jetohet me bëmat e tij. Atë jetë që të jep shenjtërisht një pasjetë që kushedi se sa do të vazhdojë të paktën të kombit që t’i përket dhe më tej të një kontinent i tërë. Në pamje të parë mund të quhet një nder që i bëhet poetit, studiuesit, gjuhëtarit, mësuesit Ndre Mjeda. Por është nderi ynë nëse këtë vit pak nga pak, nga dita në ditë, nga muaji në muaj, të shpalosnim atë jetë plot patriotizëm të iluministit të shquar të një kombi si ky i yni.”. Ai i meriton të gjitha.
Mbase dhe një vit të tërë të rrinim duke folur për të do të ishte e mangët fjala. Ajo fjalë, për të cilën ai jetoi, ai për dhjetra jetë. Një jetë të tërë jetoi me fjalën. Me fjalën shqipe. Në vite të tëra diku pranë asaj qele ku asnjëherë këmbanat nuk e harronin ritin e pritjes dhe përcjeljes së besimtarëve që bënin të heshtur kryqin në trup, që ishte mbase më e madhe me e shenjtëruar se kishat e qyteteve të Evropës ligjëronte shqip si ai e askush tjerër. Kur ishte 44 vjeç u bë prijatar i një shkronje që, më vonë, do ta mësonte një komb i vogël dhe i uritur prej shekujsh duke saktësuar alfabetin në atë Kongres që u quajt Kongresi i Manastirit. E nuk ishte mësuar me Kongrese kombi im. Shumë , shumë deri në atë kohë kishte bërë Kuvende që shumë herë bëheshin nën hijen e lisave të arrave të rrepeve apo diku edhe në ndonjë odë të madhe. Ishte ndër të parët që bëhej e që do të godiste në shenjë se në krye kishte atë lavdimadhin, emërrrëzëllitësin Ndre Mjeda. E çdo fjalë ai nuk e ndau nga veprat. përballë një aradhe politikanësh bashkëkohorë që, së pari nuk kanë aspak integritet kulturor për të bërë ligje, pse jo dhe përballë akademikëve gjumashë, Ndre Mjeda shkëlqen me veprat e tij. Dhe si ai e si askush tjetër që më shumë se një shekull, askush nuk e imiton pa le që ta kalojë atë shungullimë të shkronjëshqipes në sonetet që ai krijoi dhe që na la modelet e vargëzimit shqip, të asaj harmonie që vargu modern as që i afrohet atij këngtimi të çdo vargu.
Vërtet lindi në Shkodër, në Mjedë që i dha si gungë Kuazimodeje edhe emrin në botën e qytetëruar, po ai kishte me vete urtësinë dhe forcën e Mirditës nga i jati dhe të bukurisë së egër pukiane nga e jëma. Ajo bukuri që do ta trondiste shumë vite më vonë dhe Migjenin e madh. Që në moshën 20 vjeç shetiste si një prift i ardhshëm në shtetet më të zhvilluara të kohës. Këmbanat e shoqëronin agimeve, mesditave të zhurmshme apo dhe mbrëmjeve mistike me muzgje që i zgjonin sa e sa ëndrra për të nesërmen. Ato nuk ia zbehnin shkëlqimin e bukurisë së kulturës të qyteteve spanjolle, franceze, kroate, polake, etj. Në Kroaci e në Itali. Për të ardhur një kohë me vite të tëra që ai të ishte besnik i mirësisë që e rrezatonte atje në një kishë të thjeshtë, ballë shqiptarëve të mirë të Kuklit që e donin kaq shumë. Shkonte në ato shtete që kishin bërë histori jo vetëm në fe, por dhe në arkitekturë, në kulturë, në muzikë, në pikturë etj , Shënojeni këtë fakt të jetës së tij ! Dikur ai ka dhënë mësimin e muzikës. Dhe ku do thoni ju? Në qytetin e Kaludo Mnteverdit dhe të violinist Stradivari. 4 vjet e bëri një gjë të tillë. Vështirë që të gjejmë një personalitet kaq të gjithanshëm si Ndre Mjeda.
Në biografinë e tij dikush nxiton që ta quajë me ndajshtimin Dom. Dikush e vë në krye të gjuhtarëve që në kohën e vendin e duhur i bëri asja shërbimin më të mirë. Dikush një poet patriot duke na lënë thesare poetikë si poema “Andrra e jetës”, poezia “O moj shqypni”, “I treturi” poemthi ”Liria”. Jetoi 71 vjet po mund të jetonte dhe më shumë për mbrothësinë e këtij kombi. i jetoi të dyja periudhat, atë të Rilindjes dhe të Pavarësisë. Studiuesët shpesh e ngatërrojnë periudhën e jetës së tij, aq më shumë dhe të aktivitetit letrar. Jetoi vërtet kapërcyellin e kohërave shqiptare. Nuk dua ta them thjesht udhëkryqe se përherë historia e Shqipërisë ka patur brenda kalërimit të saj shumë udhëkryqe. Qofshin në histori, në luftë në kulturë, në arsim, në ekonomi. në diplomaci… Disa e bëjnë rilindas dhe është i tillë jo vetëm në kohën e formimit të tij kulturor, arsimor, politik, por dhe për kryeveprat që ka lanë dhe që kanë këtë frymë. Për të mos harruar Monumentin e Kujtesës së tij atë të Kongresit të Manastirit me një rëndësi të madhe për gjuhën e kulturën tonë, pse jo dhe atë evropiane. Nuk e dimë se çdo të ndodhte me vogëlushin Mjedë po qe se Jezuitët nuk do ta merrnin në kujdestari, por shpesh rrugët e jetës janë të panjohura, aq më tepër kur atë e vendosin të tjerët. Janë vërtet të ndryshme.
Mbase gjykimi për jetën nis kur ti të kesh hapur qoftë dhe një derë të rëndë të saj. Dhe Ndre Mjeda me atë ligjin e pashkruar që është më i njohur dhe më i besueshëm se ligjet e shkruara dhe të pagabueshmërisë së tij që e kishte pjesë të karakterit, e bëri si jo më mirë detyrën e tij. Në moshën 17 vjeç një retorikën, latinshten dhe italishten. Pa dyshim duke mos iu larguar tingujve të këmbanave dhe hijes paksa të rëndë mistike të një instituti fetar jezuit Më në fund kur ishte vetëm 21 vjeç u ndodh përballë nxënësve të shkollës fetare në Kroaci. Në Kroacinë e bukur. Ooo., mund të kalonte viet me këto ligjërata po nën veladonin e zi fshihej poezi atdheu. Një dritë Shqipërie , Një dritë Shkodre, Mirdite, Puke…. A thua se edhe ai ishte një lloj sozie e biliblit kur ai shkruan ”Vaji i bylbylit”????? Kur e kemi komentuar në shkolla, kemi thënë se bilbili ishte shqiptari i pushtuar në zgjedhën osmane. Por së pari, ishte vetë Mjeda, në një kafaz që ai e prekte, por sikur ia ngushtonte gjoksin, ditën , dritën e diellit, dritën e qiririt. Ka mall për mëmëdhenë. Poezitë e kurbetit janë të parat që shkruhen nga pena e tij. Me një alegori që do ta kishin zili dhe poetët e Perëndimit me vargje që po shpërthenin në mjaft shtete të Evropës. Shumë aromë të vargjeve latine ndjen në to. Një harmoni gati hyjnore. Dhe nis bashkë me poezinë arti i përkthimit. Nevojë?? Pasion?? Kusht për të jetuar më mirë? Por ai ishte që më parë Heroi i përkthimit. Njihte spanjishten, latinishten, italishten dhe kishte kurajon që t’i hynte me guxim dhe saktësi.
Për ç’ka t’i themi më parë “Faleminderit!” Ndre Mjedës? Për çka? Ato mblidhen në një shportë të madhe me falenderime e prapë sikur jetojmë dhe tash pas kaq viteve pengun e mëkatit të fjalës së pathënë. Na la poezinë si perlë harmonie mesazhi atdhetarizmi. Na la ndershmërinë e një deputeti të shkolluar dhe të aftë për të marrë barra edhe më të mëdha për kombin.
Na la një Alfabet që na bën me dinjitet në Evropë. Na dhe përkthimet e shquara që i bëjnë nder kulturës shqiptare, na la një mesazh atdhetar në çdo poezi dhe poemë të tij Na u bë shembull i një leksikografi, gjuhëtari Se ai ishte dhe mbeti Ndre Mjeda ynë.