Italia do të bëhet vendi i parë që do të ndalojë tregtimin, importin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike, pasi Senati dha driten jeshile për miratimin e projektligjit, sipas “Adnkronos”.

Më 19 korrik 2023, Senati miratoi me 93 vota pro, projektligjin e iniciativës së qeverisë për ndalimin e ushqimit sintetik.

Italia do të bëhet kështu vendi i parë që ndalon plotësisht tregtimin, importimin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike.

Ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida, nënvizoi rëndësinë e kësaj mase.

“Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”, tha Lollobrigida.

Dispozita përmban edhe një ndalim tjetër të rëndësishëm, atë të përdorimit të emërtimit ‘mish’ për ushqimet e përftuara nga proteinat bimore.

Kjo zgjedhje synon të ruajë integritetin e termit ‘mish’ për produktet me origjinë shtazore, duke shmangur konfuzionin dhe garantimin e informacionit të saktë për konsumatorin.

Projektligji do t’i paraqitet Dhomës së Deputetëve për miratim përfundimtar.