Ricky Martin: ”Shqipëria, vendi më mikpritës që do të vizitoni ndonjëherë”

 

Artisti latin me famë botërore, Ricky Martin i cili prej disa ditësh po qëndron në Shqipëri, shpërndau një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan:

“Një nga gjërat më të mira të udhëtimit në Tokën e Shqiponjave është se kudo që të shkosh, nga kryeqyteti deri në rivierë, nga malet e deri në qytetet e lashta, gjen mikpritjen e vendasve. Shqipëria është vendi më mikpritës që do të vizitoni ndonjëherë. Fakt”.

Këngëtari sonte do të mbajë koncertin madhështor në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë por para kësaj ai ka vizituar edhe qytetin bregdetar të Durrësit, nga ku edhe postoi imazhe për adhuruesit e tij.

Ricky Martin mbërriti në Tiranë, 2 ditë përpara koncertit së bashku me dy djemtë e tij dhe menjëherë deklaroi se, është i lumtur për koncertin që do të mbajë për shqiptarët dhe ftoi që të gjithë të bëhen pjesë e tij.