Messi “dëshpëron” tifozët argjentinas, kampioni i botës: Katari ishte Botërori im i fundit

Kupa e Botës ishte i vetmi trofe që i mungonte Lionel Messit, e këtë triumf të lavdishëm e arriti në Botërorin e Katarit, vitin e shkuar. Por me gjasë, finalja në Katar 2022 ishte edhe ndeshja e fundit për 35-vjeçarin, në një Kupë Bote.

Por Messi ka dëshpëruar tifozët argjentinas me deklaratën e bërë së fundmi.

7 herë fituesi i Topit të Artë ka theksuar edhe një herë se nuk ka ndër mend të jetë pjesë e kombëtares ‘albiçeleste’ në Botërorin e vitit 2026.

Leo Messi: Mendoj se nuk do të marr pjesë. “Katar 2022” ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Do të doja të shkoja ta shikoja, por jo të marr pjesë. Pas fitimit të Kupës së Botës, që ishte ajo që më mungonte, jam i kënaqur dhe mirënjohës për karrierën që kam pasur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, përfundoi ylli argjentinas.

Transferimi i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek skuadra e Inter Miamit, u mendua se ishte pikërisht që Messi të promovonte Botërorin ku do të ishte protagonist për herë të fundit. Por duket se kampioni i botës i ka idetë e qarta për fundin e karrierës së tij dhe nuk e mendon veten aq gjatë në radhët e përfaqësueses./Limit.al