E hënë, 23 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çpo ndodh?! Të shtëna në një shkollë fillore në Bosnje-Hercegovinë! Arrestohet i mituri që hapi zjarr mbi mësuesin dhe shokët

BOSNJE-HERCEGOVINË– Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Bosnje dhe Hercegovinë. Raportohet se një nxënës, tashmë i shoqëruar në polici ka shkuar i armatosur në shkollë dhe ka hapur zjarr. Raportohet për disa të plagosur, mes tyre dhe djali i politikanit të njohur Ismet Osmanoviç. Ndërkohë nuk raportohet për fëmijë të lënduar.

I mituri, i cili rezulton i përjashtuar nga shkolla për sjellje të pahijshme ka qëlluar drejt mësuesit të tij. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se po i nënshtrohet një operacioni.

Kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç ka kërkuar nga prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik ndërsa ngjarjen e ka cilësuar si të rëndë dhe të trishtë./Limit.al

Të fundit

  1. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  2. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  3. Shëndetësi

    A e dini se si ndikon kafja në tretje dhe në bakteret e zorrëve?
  4. Aktualitet

    5 qytetet më të lumtura për turistët, por kush e kryeson renditjen?
  5. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?

Më shumë nga Bota