Vllaznia mbetet ka kapiten. Erdenis Gurishta largohet nga skuadra shkodrane pas 9 sezonesh. Lajmin e bëri të ditur vetë kapiteni i Vllaznisë, nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale.
Cdo fillim e ka nje fund!
15 gusht 2014-31 maj 2023
Eshte e pamundun me i permbledh gati 10 vite ne disa rreshta por mendoj se e keni pa te gjithe pasionin dhe deshiren teme ne cdo ndeshje te lujtun.
Padiskutim mirenjohes dhe falenderues gjithmone skuadres te zemres,qytetit tem dhe tifozeris te mrekullueshme shkodrane.
Largohem me koken lart,i vetdijshem dhe shum i sigurte qe per kyt fanelle dhe per kyt klub dhashe gjithcka nga vetja jeme
Fanella e Vllaznis peshon shume ,ndaj gjithe keto vite djersita me krenari dhe perkushtim per kyt fanelle dhe jo vetem djers,kur ishte e nevojshme dhe gjak.
Shiriti i kapitenit nuk eshte as titull as trofe individual por eshte pergjegjesi e madhe dhe nder,prandaj gjithe kto vite jam perpjek qe te jem nje shembull si ne fushe si jashte fushes.
Te filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj te gjithe ato qe me kan qendru afer si ne t mire si ne t keq,te gjithe ato qe i kam pas afer keto vite,shoket e ekipit,trajneret,mjeket,fizioterapistet,punetoret,drejtusat,Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut qe me dha shendet e te mira pafund.
Shkodra dhe Vllaznia meritojn shume ma shume dhe uroj me gjithe zemer te vijne dita e sukseve te medha!, shkruhej në postimin e 28-vjeçarit.
Me fanellën ‘kuqeblu’ Gurishta zhvilloi 223 ndeshje, duke shënuar 6 gola e 9 asiste, ndërsa vitet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
E ardhmja e tij mund të jetë në kryeqytet. Tirana dhe Partizani kanë hyrë në luftë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shkodran, i cili ka qenë ndër më të mirët në Superligën shqiptare dhe ka spikatur me paraqitjet e tij me fanellën ‘kuqeblu’.
Megjithatë, interesi për Gurishtën është i lartë edhe nga jashtë dhe gjithçka do mbetet në dorën e lojtarit, për të zgjedhur të ardhmen e tij futbollistike./Limit.al