Përbërësit: 200 gr gjoks pule, 1 karrotë, 1 qepë, 2 thelpi hudhra, kripë, 1 filxhan kafe me makarona për supë
Përbërësit për salcën kremoze: 3 lugë gjelle kos, 2 lugë gjelle miell
Përbërësit për supën në sipërfaqe: 2 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë kafe mente e tharë, ½ lugë kafe me spec të kuq pluhur
Përgatitja: Lani mirë gjoksin e pulës dhe e vendosni në një tenxhere së bashku me qepën, karrotën dhe hudhrën. Shtoni ujin, kripë dhe i lini të gatuhen derisa perimet të zbuten tërësisht. Sapo të ketë marrë një valë shtoni gjethen e dafinës.
Pas disa minutash e nxirrni jashtë gjoksin e pulës dhe perimet. I prisni të gjitha në copa të vogla dhe i shtoni në lëngun ku po zienin. Bashkoni miellin dhe kosin për salcën (sipas recetës së Gatimeshqiptare.com).
Shtoni një lugë gjelle nga lëngu i supës. Nëse është e nevojshme shtoni më shumë. Tani i’a shtoni supës. Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin, shtoni mentet e thara dhe specin e kuq pluhur.
Këtë masë servireni sipër kur të shërbeni supën nëpër pjata.
T’ju bëjë mirë!