Përbërësit: 400 gr miell, 1 lugë çaji kripë, 1 majë luge çaji sheqer, 5 pika uthull, 1 lugë çaji vaj, ujë të vakët
Përbërësit për mbushjen: 250 gr mish i grirë, vezë, 1 qepë, kripë, piper
Përgatitja: Si fillim zëmë brumin me ujë, kripë, pak sheqer, uthull dhe vaj. E lëmë të pushojë pak (raporton Shqiptarja.com) dhe e ndajmë në topa të vegjël duke i zhytur në vaj. Ndërkohë mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë imët, kripën dhe piperin.
Topat e brumit i hapim me dorë duke ushtruar një prekje të lehtë në skajet e brumit. E kapim më pas në skaje dhe e mbledhim kular. Në mes vendosim mbushjen si qofte dhe i vendosim byreçkat të piqen në furrë në temperaturën 180⁰C për 40 minuta.
T’ju bëjë mirë!