KARAMELATA…

Nga Zef Zefi – Itali

Mbreme Lideri, Ditëziu i jashtëm, Derkuci i toyota-ve dhe spiropal-et kane fillu fushaten e shperndarjes se “karameleve” kryesisht per socialistët e rilindur dhe te parilindurit.
Kjo me rastin e (mos)refuzimit të hapjes së negociatave nga Europa ne vitet e ardhshme…
Karamelet kanë të njejten mbeshtjellëse atë mavi në brendësi të së cilës janë shenuar si gjithmonë udhëzimet për përdorim.

Mirëpo ajo që ra në sy ndryshe nga karamelimet e mëhershme, siç po e thonë shumë njoftime, ishte forma cilindrike e tyre me majuckë, si dhe udhëzimi “shtojcë” firmuar nga Ai që lu-n dhe vllahutinka.
Shtojca e udhëzimit konsistonte në mospërdorim oral, sepse mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes apo ato të ushqimit.

Shtypi skeptik ka njoftuar se “karamelata” nuk ka qënë e suksesshme hiç, mbasi shumë socialistë të pa për-lindur, nuk kanë denjuar ta marrin fare racionin, ose nuk i kanë futur fare…,(në gojë), ndersa populli e ka refuzuar plotësisht.

Nga kronika (kryesisht ajo rozë) sot janë shpërndarë fotot dhe videot më të pazakonta në hisotrinë e karamelimeve.
Rilindas që ecnin me kërcime që nenkupton sikletisht gezueshëm, dhe me një bythëtundje apo kruarje aspak karakteristike për të rilindurit tanë.

Aludohet, sidoqë i pakonfirmuar nga speci-ialistët, se shkak i kësaj kapardisjeje të re të rilindase është karamelata e mbremshme.