Zgjedhjet vendore, ushtria në gadishmëri, merr në mbrojtje ambasadat dhe institucionet

Kur na ndajnë dhe pak orë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur institucionet e sigurisë së veçantë në vend.

Forcat e Ushtrisë, këtë të shtunë, kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera, për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm, gjatë procesit zgjedhor.

Një ditë më parë, Policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Policia e Shtetit bëri të ditur se janë trajnuar më shumë se 7,530 punonjës policie, ku 5,511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore.

192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme, ndërsa 305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë.

Gjithashtu është ngritur një grup drejtimi në nivel qëndror, ndërsa është në funksion të plotë edhe aplikacioni dixhital, me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi, për raportim./Limit.al