Kiara i hap Luizit një Instagram zyrtar, arrin mbi 140 mijë ndjekës në një orë

Pas disa tentativash për të marrë nga familja e tij profilin, Luiz Ejlli tashmë ka një Instagram. Dhe ajo që ia menaxhon është pikërisht Kiara Tito.

Ish-konkurentja e Big Brother, shkruan se ka qenë kërkesa e tij, që pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother, të hapë një profil të ri në rrjetin Instagram, që të menaxhohet nga ajo vetë.

Por ajo që bie në sy është se brenda një ore më shum se 140 mijë shqiptarë i janë bashkuar faqes së re të këngëtarit.

“Zemrat e mia kjo eshte e vetmja faqe zyrtare e Luizit, qe do te menaxhohet nga une derisa sa ai te dale nga shtepia, sic edhe Lui vet e ka kerkuar. Ju dua Shperndajeni sa me shume!! #meluizin”, ka njoftuar Kiara në llogarinë e saj./ Limit.al