Gjon’s Tears publikon albumin ‘Game’

Një lajm i mirë nga arti i të rinjve shqiptarë. Këngëtari Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’, ka publikuar sot albumin e tij ‘Game’.

Lajmërimin e ka bërë vetë Gjoni në rrjete sociaëe duke njoftuar se ky album vjen pas shumë pune e ndjesish.

Postimin e plotë nga Gjoni e gjeni më poshtë:

“‘Game’ është publikuar

Ky album është plotësimi i shumë orësh të shkruarit, regjistrimit, ndjesisë, të qeshurit dhe të qarit… Çfarë eksperience! Unë kam qenë i bekuar që jam në gjendje të punoj me qenie që i admiroj, kështu që një falënderim i madh për të gjithë këta njerëz!

Një falenderim i madh për të gjithë ju që më keni mbështetur që nga fillimi! Të dua dhe më thuaj çfarë mendon për këtë album!

Cila është kënga juaj e preferuar

Më tregoni gjithçka në komente.”/Limit.al