E quajti Kurtin “Gauleiter”, Vuçiç ‘bombardohet’ me kritika: Përdor fjalë ruse si Putin kundër Zelenskit

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është vënë në “shënjestrën” e kritikave pas një deklarate të tij që e quante kryeministrin e Kosovës Albin Kurti “Gauleiter”, fjalë kjo e cila është vlerësuar si fjali e stilit rus. Gauleiter ishte kreu i degës rajonale të Partisë Naziste ose udhëheqësi i një “gau” ose territori në Gjermaninë naziste.

Aleksandër VuçiçAta mendojnë se me dhunë mund t’i bëjnë serbët të duan Kosovën e pavarur. Askush nuk do të shkojë në kontejnerin e policisë dhe të votojë për ‘gauleiterin okupues’ Albin Kurti.

Përmes një reagimi gazetari Albert Spahiu shprehet se kjo gjuhë e përdorur nga lideri serb është e stilit rus, duke kujtuar se një gjë të tillë e kishte përdorur edhe presidenti rus Vladimir Putin kundrejt Zalenskit në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Por në deklaratën e tij Vuçiç shkonte edhe më tej duke akuzuar Perëndimin se po bëjnë një cirk.

Aleksandër VuçiçSa i përket Jabllanoviçit dhe vendimit të tyre, ai është i zgjuar, nesër nuk do të lirohen më shumë se 100. Ata po luajnë cirk dhe mendojnë se mund t’i bëjnë serbët të duan Kosovën e pavarur me dhunë, duke paguar disa media dhe organizata joqeveritare. Por nuk do ta bëjnë, me të njëjtën mendje i kanë bashkuar serbët./Limit.al