Gruri është një nga drithërat më të shëndetshëm dhe më të lashtë në botë. Ai është i pasur me vitamina, proteina, minerale dhe antioksidantë.

Nëse konsumoni grurë të papërunuar rregullisht do të merrni doza shumë të shëndetshme të zinkut, magnezit dhe vitaminës B3.

Gruri është një nga ushqimet me bazë bimore me përmbajtjen më të lartë të proteinës. Gruri ka më shumë proteinë se bishtajoret dhe drithëra të tjerë. Ai është aleat i njerëzve që duan të humbasin kilogramët e tepërt.

Përbërësit: 160 gramë kokrra të thara gruri, 1 filxhan speca të kuq të prerë hollë, 1 filxhan e gjysmë kastravec të prerë në feta, 4 qepë të njoma të prera hollë, 2 lugë çaji majdanox të freskët të grirë, 150 gramë djathë të bardhë, gjysëm lugë çaji kripë.

Për marinimin: 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, 3 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja e Sallatës së Ftohtë: Përzieni vajin e ullirit me lëngun e limonit dhe lëreni mënjanë. Vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni katër gota ujë, hidhni grurin dhe lëreni të marrë valë. Kur të ndodhë kjo, uleni temperaturën dhe lëreni grurin të ziejë për 10 minuta. Kullojeni dhe kriposeni e lëreni mënjanë. Në enën tuaj të sallatës kombinoni kastravecat, specin, qepët dhe majdanozin. Shtoni grurin e ngrohtë dhe djathin e bardhë. Më pas vajin e ullirit të përzier me lëng limoni. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe servireni. /AgroWeb.org /Limit.al