Bradley Cooper jeton ende me mamanë, ja cila na qenka arsyeja

Bradley Cooper është një ndër aktorët më të famshëm e të dashur të Hollivudit me filma si “War Dogs” dhe “The Hangover” dhe është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut pas filmit “A Star is Born” i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Prej dy muajsh Cooper është bërë mjaft viral në rrjetet sociale dhe jo për shkak të lajmeve që qarkullojnë rreth karrierës së tij. Të gjithë u habitën kur morën vesh se 48 vjeçari Bradley, jeton ende me mamanë. Fansat më të rinj nisën të pyesin veten përse, duke nxjerrë hipoteza nga më të ndryshmet, ndërkohë fansat e vjetër kishin një ide duke njohur zemrën e bardhë të Cooper. Ishte vet aktori që gjatë një interviste tregoi arsyen e vërtetë përse u kthye të jetojë në shtëpinë e prindërve të tij.

Ai shpjegoi se zgjodhi të rikthehej pasi babai i tij, Charles u diagnostikua me kancer në mushkëri. Ai u nda nga jeta në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe Bradley, jeton me mamanë e tij, Gloria Campanon. Bradley tregoi se periudha që kaluan ishte shumë e dhimbshme dhe stresuese për të gjithë familjen. Duke mos dashur ta lërë mamanë vetëm, pas gjithë vështirësive dhe frikës nga vetmia, aktori vazhdojë të qëndrojë me të duke shpjeguar se kanë nevojë për njëri-tjetrin. Kujtojmë se pas vdekjes se babait, Cooper mori një pushim nga aktrimi dhe tha publikisht: “Jam tejmase i lidhur me familjen time dhe vdekja e babait ishte brutale për të gjithë ne. Largimi i tij nga jeta ishte një goditje madhe por periudha që erdhi më pas ishte akoma edhe më e vështirë.”

Kështu Bradley ka ndarë me fansat se u zhvendos me nënën e tij në Los Angeles për të jetuar së bashku dhe nuk është penduar në asnjë moment.

Në një intervistë ai tha: “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kështu që ja ku jemi, por mos më keqkuptoni sepse ky vendim ka pasur vështirësitë e veta. Ajo është një mama e mrekullueshme dhe ka një karakter shumë të lezetshëm. Kënaqemi së bashku dhe nuk do doja kurrsesi që gjërat të ishin ndryshe.”/Living.al