Sëmundja e Alzheimerit është një lloj i demencës. Demenca është një gjendje që përshkruan një gamë të gjerë simptomash. Simptomat lidhen me ndryshimet fizike dhe funksionale në tru. Demenca zakonisht ndikon kujtesën e një personi, aftësitë e të menduarit dhe personalitetin. Në fazat e mëvonshme, një person që ka demencë ka vështirësi të kujdeset për veten.

Sëmundja e Alzheimerit është shkaktari më i zakonshëm i demencës tek personat e moshuar. Sidoqoftë, demenca mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga gjëra tjera. Sëmundja e Alzheimerit zakonisht prekë personat më të vjetër se 65 vjeç. Edhe personat më të rinjë se 65 vjeç mund ta kenë sëmundjen e Alzheimerit. Kjo njihet si Alzheimer i hershëm. Alzheimeri i hershëm nuk është shumë i zakonshëm.

Simptomat e Alzheimerit:

  • Humbja e kujtesës që afekton jetën e përditshme
  • Ndryshimet në aftësinë për të ndjekur një plan apo për të zgjidhur një problem
  • Ndryshime në aftësinë për të përfunduar obligimet familjare
  • Konfuzion për kohën dhe vendin
  • Probleme me pamjen apo kuptimin e informatave vizuale
  • Gjykim i dobtët
  • Ndryshime në disponim dhe personalitet

Shkaku pse krijohet sëmundja e Alzheimerit:

Doktorët ende nuk e dijnë se çka e shkakton sëmundjen e Alzheimerit. Një teori është se sëmundja zhvillohet kur grumbuj të proteinave abnormale rriten në tru. Kjo rritje fillon me shumë ndryshime të vogla në tru. Kjo fillon shumë më herët, para se simptomat të jenë të dukshme. Përgjatë kohës, këto ndryshime shtohen. Përfundimisht, qelizat trurore dëmtohen dhe vdesin.

  • Mosha
  • Gjenetika dhe historia familjare
  • Sindromi Down
  • Faktorët mjedisor dhe mënyra e jetesës

Diagnoza:

Diagnoza e Alzheimerit mund të marrë shumë kohë. Nuk ka asnjë test që mund t’i tregoj doktorit tuaj se a e keni apo jo këtë sëmundje. Jepini doktorit tuaj informata të mjaftueshme për ta ndihmuar, që ta përcaktoj shkakun e simptomave tua. Doktori juaj mund të vlerësoj tek ju apo të afërmit tuaj këto:

  • Shëndeti actual dhe historia mjekësore
  • Rutina ditore dhe ndonjë ndryshim në sjellje
  • Aftësitë në kujtesë, zgjidhje të problemeve, vëmendjen dhe aftësitë gjuhësore
  • Teste laboratorike, të tilla si analizat e gjakut apo të urines
  • Skanimi i trurit për të kontrolluar për probleme, të tilla si sulmet në tru, që mund t’i shkaktojnë simptomat. /probleme.me /Limit.al