Përbërësit për 4 persona: 500 gr brokoli, 4 gota me qumësht, 2 lugë me vaj ulliri, 3-4 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle ajkë qumështi, 2 lugë gjelle me thërrime djathi, kripë, piper

Përgatitja: Si fillim pastroni brokolit me ujë të rrjedhshëm. Në një tavë hidhni pak nga vaji i ullirit dhe përmes një furçe kuzhine lyeni gjithë sipërfaqen e tavës. Ndajeni brokolin në degëza dhe shtrojini në tavë. Degëzat e brokolit pasi t’i keni shtruar në tavë hidhni pak kripë, piper dhe ajkë qumështi. Ajka e qumështit do të shërbejë njësoj si gjalpi, por duke i dhënë recetës një shije akoma dhe më të mirë. Pasi të keni mbaruar me degëzat e brokolit, në një tas të madh hidhni katër gotat e qumështit dhe djathin, i trazoni pak sa të përzihen mirë. Masën e formuar hidhjani tavës me brokoli, të cilat duhet të jenë të zhytura plotësisht në qumësht. Këtë tavë e vendosim në furrë për t’u pjekur me 220-250 gradë. Si fillim e vendosim për t’u pjekur nga poshtë, më pas kur të ketë marrë një ngjyrë të artë, e vendosim për t’u pjekur dhe lartë. Brokolit do të piqen me qumështin duke marrë një aromë e shije fantastike. Këtë recetë mund ta shoqëroni me sallatë jeshile apo me domate dhe kastravecë.

T’ju bëjë mirë! /AgroWeb.org /Limit.al