Diabeti është një nga sëmundjet e klasifikuara si “vrasës i heshtur” sepse zhvillohet pa simptoma të dukshme. Shum njerëz i injorojnë simptomat duke i ngatërruar ato me ato të sëmundjeve të ndryshme.

Kjo patologji bën pjesë në grupin e sëmundjeve metabolike dhe karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës në gjak. Si pasojë diabeti përkeqëson cilësinë e jetës dhe rrit rrezikun e zhvillimeve të problemeve kardiovaskulare ose neurologjike.

Për pasojë e rrezikshmërise në shëndetin tonë, është mirë që të njihemi me simptomat e diabetit, cilat janë manifestimet e tij para dhe kur është mirë që të konsultohemi me mjekun.

10 simptomat më të rëndësishme të diabetit:

  1.  Nevoja e shpeshtë për të urinuar
  2. Etja
  3. Dëshira e papërmbajtur për të ngrënë
  4. Goja e thatë
  5. Lodhja e tepërt
  6. Probleme me shikimin
  7. Infeksionet
  8. Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në ekstremitete
  9. Humbje ose shtim në peshë i pashpjegueshëm
  10. Vështirësi në shërimin e plagëve /farmaceutika.org /Limit.al