Ylli Limani ka agjëruar muajin e Ramazanit dhe tregon se çfarë ka mësuar nga kjo eksperiencë

Të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Kremtimi i kësaj feste vjen pas një muaji agjërim. E duket se edhe këngëtari Ylli Limani ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndaj ai ka ndarë sot eksperiencën e tij të 30 ditëve të fundit.

Ylli tregoi se rrëfeu rreth gjendjes së tij shpirtërore dhe çfarë kishte mësuar në “InstaStory” duke këshilluar të gjithë ndjekësit të jenë falenderues për çdo gjë që kanë.

“Ky ka qenë Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinë, me pas kujdes, ç’ka them, shoh, nij, mendoj edhe boj. Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka. Gjatë ton muajit kam reflektu, ku jom, ku po du me shku edhe çka jom tu bo mirë ose keq. Msova që përnime nuk kom për çka me u anku: fokusohu në çka ki edhe ji falenderues 24 orë në ditë. Ma e rëndësishmja, m’u rikonfirmu edhe nihere fuqia e qëllimit: kur e ki të qartë çka po don, gjithçka osht e mundshme. Zoti na pranoftë agjërimin!” ka shkruar këngëtari në Instagram.

Në një tjetër “Story” ai uron të gjithë besimtarët: “Urime festa e Fitër Bajramit.”/ Limit.al