Ish-krerët e UÇK-së në Hagë/ Dëshmitarja e parë përfundon dëshminë ‘Top Secret’!

HAGË– Ka nisur këtë hënë seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë. Kështu dëshmitarja e para ka dalë para togave të zeza të Gjykatës Speciale ku ka dhënë dëshminë e saj. Seanca dëgjimore ka qenë me dyer të mbyllura për publikun.

Po ashtu raportohet se trupi gjykues ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara, të cilat kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës.

Gjyqtari Charles SmithMbrojtja e Selimit ka paraqitur mocion dhe kundërshton dëshminë e dëshmitarit për dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës. Ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit.

Po ashtu trupi gjykues ka vlerësuar se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.