Përbërësit: 100gr gjizë pa kripë, 200gr qepë e thatë,1 thelbi hudhër, 5gr spec djegës, pak majdanoz, salcë domate, vaj ulliri, kripë dhe piper, 1/4 spec i kuq, 1/4 spec jeshil, mëlçi e zezë

Përgatitja: Presim mëlçinë në kubikë mesatar dhe qepën në kubikë të vegjël. Shtojmë në tigan vaj ulliri pak më shumë se zakonisht. Pasi vaji ngrohet shtojmë mëlçinë dhe e trazojmë derisa lëngjet dhe gjaku i mëlçisë mpikset pak dhe më pas shtojmë qepën në zjarr të ulet në mënyrë që të mos digjet. Më pas shtojmë hudhrën dhe specin djegës të prera imët. Pasi i kavardisim shtojmë salcën e lëmë dhe pak të kavardisen dhe shtojmë bulionin dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët duke i shtuar kripë dhe piper. E lëmë derisa të ngelet pak salcë në tigan. Shtojmë gjizën, specin e kuq dhe specin jeshil të prerë në kubikë jo shumë të vegjël dhe e lëmë të ziejë për 5 min. Pas 5 min në tavën e baltës hedhim fërgesën dhe e vendosim në furrë në temp.250⁰ për 2-3 min që të marrë faqe dhe yndyra të dalë sipër. Pasi e nxjerrim tavën nga furra i hedhim pak majdanoz të grirë imët sipër. /Limit.al