‘Jam i dërguari i profetit, më detyruan rusët ta bëj’/ SHOKON i riu që vrau nënën e tij në Pejë dhe i piu gjakun

PEJË– Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Pejën dy ditë më parë. Ka qenë avokati i Urim Hysenit, të riut që masakroi me thikë nënën e më pasi i preu kokën dhe i piu gjakun që ka deklaruar se klienti i tij ka nevojë për një ekzaminim psikiatrik pasi ka dhënë deklarata shokuese.

Asdren Mekaj ka treguar për mediat në Kosovë se gjatë bisedave që ka patur me klientin e tij ai i ka thënë disa arsye që e kanë shtyrë drejt krimit makabër.

Urim HyseniMë ka detyruar shërbimi informativ rus. Jam i dërguar i profetit. E kam shpëtuar shqiptarinë, jam Skënderbeu i ri.

Kanë qenë këto deklarata shokuese që kanë shtyrë avokatin të kërkojë një tjetër ekzaminim të thelluar për Hysenin.

Asdren MekajDy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mendore dhe shëndetësore. Për arsye të mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes meje dhe të mbrojturit, përveç që më pengon mua të ofroj mbrojtje efektive, në përputhje me Kodin e Etikës dhe në përmbushje të të drejtës fondamentale që e gëzon çdo person i dyshuar për një krim, pavarësisht kësaj unë thellësisht besoj se është shumë e nevojshme që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik.

Hyseni rezulton se ka qenë i martuar më parë me një vajzë nga Gjakova por për shkak të probleme të shumta që erdhën nga martesa e tyre ata ishin ndarë. Për ndarjen e tij nga bashkëshortja ai akuzonte nënën e tij si fajtore. Urim Hyseni jetonte prej pesë vitesh në shtetin gjerman dhe mësohet se ai kishte ardhur përkohësisht për një vizitë në familjen e tij në Pejë. Askush nuk e priste që vizita e tij do të ishte dhe fundi i jetës për gruan e familjes, e cila nuk e priste që i biri do i merte/Limit.al