Hudhra që në lashtësi është njohur për përfitimet që ajo sjell në trupin tonë, por me kalimin e viteve, duke hyrë në fuqi dhe shkenca, janë zbuluar shumë veti mrekulluese që hudhra ka.
Shkenca mjekësore zbuloi se ajo mund të përdorej për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, nxit tretjen, ulë nivelin e kolesterolit në gjak, ka veti antireumatike, parandalon degjenerimin qelizor. Për më tepër, konsumatorët e rregullt të hudhrës kanë një sistem imunitar më të fortë dhe i rezistojnë më mirë infeksioneve me origjinë bakteriale ose atyre virale.
Efektet përfituese të hudhrës:
Falë disa vitaminave si A,B,C; falë garcilinës me fuqi antibiotike, hudhra aktivizon metabolizmin dhe ndihmon në parandalimin e tumorëve të shkaktuara nga nitriosamina e cila është substancë e pranishme në zorrët e njeriut. Kjo bimë ndihmon në dezintoksimin e organizmit duke pastruar zorrët.
Hudhra ka efektin e pastruesit për organizmin, ndihmon që gjaku të jetë më fluid dhe pastron arteriet sipas studimeve të kryera në Universitetin e Berlinit. Përveç këtyre, ajo ka një veprim lidhës, është në gjendje të largojë metalet e rënda si mërkuri apo kadiumi. Hudhra gjithashtu largon lëngjet e tepërta duke pastruar funksionin e venave dhe fluksin e gjakut.
E çmuar kundër alergjive, hudhra është efikase si antiinflamator dhe ka veti kundër spazmave dhe ngadalëson plakjen. Hudhra ka si veti të mbrojë organizmin nga ulçera dhe arterioskleroza, largon lodhjen dhe normalizon rrahjet e zemrës.
Si ta konsumojmë hudhrën?
• Disa njerëz e konsumojnë hudhrën të gjallë, të pa prerë, ashtu sic është me thelpinj. Në këtë mënyrë ju nuk humbisni asnjë vlerë të saj, por ama kjo mund të sjellë pasoja në tretje. Për ti shmangur këto pasoja, mjafton që të hiqni pjesën jeshile.
• Hudhra mund të merret shtesë edhe në formë tablete, ose në formën e kokrrave xhelatinoze.
• Në mjekësinë alternative dhe në dyqanet e ushqimeve bimore, atë mund ta gjejmë në formë pluhuri të thatë ose të lëngshëm. /Zëri.info /Limit.al