Përbërësit: Kungull jeshil 50 gr, rizoto e zezë 80 gr, djath grana padana10 gr, djath pekorino10 gr, djath gorgonzola 10 gr, parmixhano 10 gr, pana 20 ml, kripë, piper, vaj ulliri, qumësht 10 ml.
Përgatitja: Në një tigan hedhim vaj ulliri më pas kavadisim pak kungullin jeshil, kripë, piper dhe i lëmë në një anë. Ndërkohë vendosim orizin e zezë të ziejë për 20-23 minuta. Më pas bëjmë salcën e 4 djathrave ku i vendosim bashkë në një tigan, i hedhim qumështin derisa djathrat të shkrijnë. Më pas i vendosim bukur në pjatë.
T’ju bëjë mirë! /Limit.al