Pak muaj më parë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u përfolën për një krizë në martesën e tyre, madje aktori fshiu të gjitha fotot që kishte me këngëtaren në Instagram.
Por pastaj një udhëtim në Bali dhe më vonë në Singapor mjaftoi që dyshja të rikthente postimet me njëri-tjetrin. Sot Xhensila feston 30 vjetorin dhe nuk ka munguar surpriza nga partneri i saj, i cili ndër të tjera i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël në instagram.
“Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë. Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”- shkruan Besi, teksa mesazhin e shoqëron me një foto familjare.
Dyshja, prej kohësh në një lidhje dashurie, vendosën ta kurorëzojnë dashurinë në martesë vetëm më 2 shtator të vitit 2017. Fryt i kësaj dashurie është vajza e tyre e vetme, Ajka./limit.al
View this post on Instagram