Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ështëhap i domosdoshëm për Kosovën në rrugën e zhvillimit dheintegrimit euo-atlantik. Ky proces është i rëndësishëm edhepër Srbinë, e cila ka nevojë për një katarsis të brendshëmpolitik e institucional, ndonëse kjo nuk arrihet pa njëndërgjegjësim më të gjerë të shoqërisë serbe, e cila ka nevojëpër demokratizim rrënjësor
Shkruan: Mehmet PRISHTINA
Nëse i referohemi asaj maksimës së njohur se “një marrëveshje e keqe është më e mirë se status-quoja”, do të duhej njëkohësishtta pranojmë, ose ta mohojmë faktin, se Kosova ndoshta nuk ka pasur rrugë tjetër për t’u shmanur nga “marrëveshja e keqe”.
Një shtet që nuk i zbaton marrëveshjet paraprake, është i dënuartë bëhet pengesë e proceseve, të cilat me kalimin e kohës vijnëduke u bërë edhe më të komplikuara. Kjo edhe ndodhi me Kosovën, prandaj Marrëveshja e 18 marsit në Ohër ështëprodukt i një procesi i cili solli shumë tema e dilema që nukkishin të bënin vetëm me gjendjen e brendshme politke e sociale, por edhe me kontekstin gjeopolitik.
Jo më larg se në fillim të kësaj jave, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Kinës, Xi Jinping, u takuan dy herë brenda dyditësh në Moskë, me ç’rast shpallën planet e tyre për të thelluarbashkëpunimin politik dhe ekonomik kino-rus për vitet në vijim– duke i dërguar një mesazh të fortë Perëndimit përvendosmërinë e tyre “kundër dominimit global të Shteteve tëBashkuara”.
Të gjithë ata që mendojnë se Kososa është qendra e botës, sigurisht kanë harruar se baraspeshat gjeopolitike sot i diktojnëzhvillimet rajonale dhe globale, përfshi edhe luftën në Ukrainë, ku vendi ynë sigurisht bën pjesë, prandaj nuk është njësoj tëkemi apo jo marrëveshje me Serbinë mbi bazën e një dokumentieuropian. Kjo edhe për faktin se vizita e presidentit kinez nëMoskë, nga mediat prestigjioze botërore është karakterizuar si“pjesë e një nisme të re për një rend të ri botëror”, që në esencëe ka qëndrimin e koordinuar ruso-kinez kundër Perëndimit.
Sigurisht që vendi ynë është tepër minor për të patur ndonjë impakt në këto zhvillime globale gjeopolitike, por në anën tjetëraskush nuk mund ta mohoj faktin se zvarritja e procesit tënormalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, mund të ndikohetnga këto zhvllime gjeopolitike dhe kjo më së paku i konvenonpopullit të Kosovës.
Ajo çka do t’i konvenonte Kosovës, do të ishte kthimi në vitin1999 te epoka e Klintonit, por tani rrethanat kanë ndryshuar, siçka ndryshuar edhe drejtimi i Shtëpisë së Bardhë në Washington dhe për pasojë armiku i deri djeshëm yni, Serbia, në një farëmënyre ka fituar simpatinë e aleatëve tanë strategjikë, dhekundër këtij realiteti nuk mund të bëjmë asgjë.
Realitetet nganjëherë i diktojnë rrethanat, nganjëherë njerëzitbëhen peng të rrethanave, por në politikë asgjë nuk ndodhëratësisht. Ashtu siç nuk ndodhi rastësisht që Ohri sërish të bëhetepiqendra e një ujdie ballkanike, pas asaj të vitit 2001, kësajradhe me një karakter dhe dimension tjetër politik, ku Kosovadhe Serbia parimisht u pajtuan për zbatimin e planit evropian përnormalizimin e marrëdhënieve për të cilin Prishtina dheBeogradi u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel. Ky dokumentkërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumentevedhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisëtokësore, përfshirë edhe pasaportat, diplomat dhe targat. Marrëveshja kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjithamarrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun përnormalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimine Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ajo gjithashtu kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën nëproceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.
Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikëtë Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka njoftuar ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjetKosovës dhe Serbisë më 18 mars. Sipas Borrellit, kjo është njëarritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë më 27 shkurt në Bruksel”.
“Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për tëplotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell.
Shefi i diplomacisë evropiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kalendari kërkon që secila palë ta bëjë pjesën e vet, nuk fillonndërtimi i shtëpisë nga kulmi. Disa nga këto gjëra janë shumëurgjente, e kam thënë se Kosova urgjentisht duhet tëpërkushtohet për formimin e Asociacionit. Janë bërë një sërëzotimesh dhe ne do të shohim se si palët do t’i përmbushin ato”, tha Borrell.
Presion mbi Prishtinën dhe Beogradin zyrtarë që të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes po bëjnë edhe SHBA-të.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ishte vëzhgues në takimin e Ohrit, tha se pajtimi ndërmjetKosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes përnormalizimin e marrëdhënieve është historik, dhe palët duhet tëfillojnë menjëherë vënien në jetë të saj. Sipas tij, marrëveshja ka detyrime ligjore për t’i përmbushur. Prishtina duhet ta bëjëpunën e saj, e këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, tha ai duke shtuarse Beogradi duhet të fillojë me njohjen e dokumenteve tëKosovës dhe simboleve kombëtare.
“Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më tërëndësishmet”, tha zoti Escobar, në një konferencë më gazetarënë distancë. Ndërkohë që , Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dheSerbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugë njohjes së Kosovës ngapesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.
Marrëveshja e dakorduar në Ohër midis Kosovës dhe Serbisë, ka hapur shumë debate si te ne ashtu edhe në Beograd. Shumica e atyre në Kosovë që e shohin me rezervë këtë marrëveshje, iapërshkruajnë Kryeminstrit Kurti (pa)përgjegjësinë për të mosqenë kosekuent në qëndrimet e tij politike kundër formimit tëAsociacionit të komunave me shumicë serbe, kauzë kjo e cilaatë edhe e solli në pushtet. Metamorfoza e Kurtit nga opozitadhe mediat kritike tani po shikohet më tepër si ambicje e tij përtë mos e humbur pushtetin, se sa si një dobi për shtetin e Kosovës. Këto kritika emërues të përbashkët kanë faktin se nëseformimi i Asociacionit paska qenë i dëmshëm për Kosovën kurKurti ka qenë në opozitë, pse qenka i dobishëm tani kur ai ështënë pushtet.
Madje vet Kryeministri Albin Kurti, e ka konfirmuar se marrëveshja e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, e përmban si kusht edhe themelimin e Asociacionit të komunaveme shumicë serbe. Kurti u bazua te Neni 10 i propozimitevropian, ku thuhet se të dy palët konfirmojnë se duhet zbatuartë gjitha marrëveshjet e kaluara, ndonëse kjo marrëveshje, sipasKurit, është njohje de fakto e shtetit të Kosovës dhe kjo ka qenëarsye pse Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka nëndhkruaratë.
Sa i përket kësaj çështjeje, vet Vuçiqi e ka dhënë një sqarim para opinionit publik serb, sipas të cilit arsyeja kryesore pse nuk e ka nënshkruar Marrveshjen në Ohër ka qenë refuzimi për të njohurshtetësinë e Kosovës
“Po ta nënshkruaja këtë marrëveshje, do ta njihja subjektivitetinndërkombëtar të Kosovës si shtet, prandaj edhe refuzova një gjëtë tillë”, ka thënë Vuçiqi, i cili nuk u tregua deri në fund isinqert, sepse ka pasur edhe motive të tjera për mos nënshkrimin e këtij dokumenti. Ai nuk tregoi se ka qenë i kërcënuar me vdekje nga ultranacionalistët e djathtë serbë.
Sido që të jetë, Marrëveshja e 18 marsit në Ohër, do të prodhojëedhe shumë debate, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, kursekritikuesit e të dyja palëve do të kenë hapësirë të shumtë për tëshprehur rezervat dhe dyshimet e tyre mbi periudhën e implementimit të kësaj marëveshjeje.
Dyshimet më të mëdha në opinionin kosovar kanë të bëjnë me formatin e Asociacionit në pikëpamje të kompetencave, edhepse Kosova nga faktorë të shumtë ndërkombëtarë ka marrëgaranci të forta se me Asociacionin nuk do të krijohet niveli itretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimitkushtetues.
Por çka do të ndodhë nëse asociacioni do të ketë kompetencaekzekutive?
Një përgjigje interesante mbi këtë çështje ka dhënë, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se asgjë mënuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
Madje kritikat po vijnë edhe nga Lugina e Preshevës, ku me tëdrejt konstatohet se kjo marrëveshje nuk bën fjalë përreciprocitet. Përkundrazi, Serbia merr “vetëqeverisjen” e saj përqytetarët serbë në Kosovë, por shqiptarët që jetojnë në Serbinëjugore nuk kanë asgjë të krahasueshme me të, thuan zërat kritikëtë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.
Jo pak vëzhgues dhe studiues ndërkombëtarë kanë vërejtur se kjo marrëveshje ka më shumë gjasa të gjenerojë konfuzion tëmëtejshëm sesa paqe. Por, kjo do të varet edhe nga qasja e Perendimit ndaj palëve, sidomos presioni ndaj Beogradit, sepsepërvoja ka treguar se Kosova ka treguar një vullnet më të madhpolitik për implementimin e marrëveshjeve, ndërkohë që Serbia ka insistuar të implementohen vetëm ato marrëveshje që ikonevonojnë asaj, siç po instiston tani Vuçiqi në zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për Asociacionin.
Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, është hap idomosdoshëm për Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimiteuo-atlantik. Ky proces është i rëndësishëm edhe për Srbinë, e cila ka nevojë për një katarsis të brendshëm politik e institucional, ndonëse kjo nuk arrihet pa një ndërgjegjësim më tëgjerë të shoqërisë serbe, e cila ka nevojë për demokratizimrrënjësor. Tani për tani rrethanat në Serbi nuk japin shpresë përnjë demokratizim të tillë, pasi që regjimi i Vuçiqit ka pamundësuar depërtimin e opsioneve alternative politike që do të sillnin më shumë ajër dhe më shumë dritë mbi qiellin e vrenjtur politik të Serbisë.
Prandaj, Serbia tani për tani ka nevojë të ndihmohet edhe ngajashtë, në mënyrë që zërat kritik të depërtojnë me tepër në veshëte njerëzve të thejshtë. Një kontribut të tillë mund të japin edheintelektualët, akademikët, mediat dhe një pjesë e shoqërisëcivile të Kosovës, të cilët do të ndiqnin shembujt e rilindasvetanë të cilët proklamuan paqe dhe harmoni me fqinjët, siparakushte të një bashkëjetese pa paragjykime dhe pa barrieranacionale e fetare. Në këtë drejtim ndoshta do të ishte e udhës qëtë fillojë një karvan i dialogut dhe mirëkuptimit mes dy popujve, duke filluar nga Selaniku, Shkupi, Prishtina, Vjena, Berlini e Washingtoni, në të cilin do të merrnin pjesë intelektualë tëshquar, me pikëpamje krejt të reja e të liruara nga stereotipet dheanimozitetet.
Prishtinë, 23 mars, 2023