“Ukraina në 2023 si Koreja në 1953”. Mediat amerikane po flasin edhe një herë për një skenar të mundshëm korean si një zgjidhje për zgjidhjen e krizës ukrainase. Kemi të bëjmë me një risi absolute, duke qenë se tashmë u fol muajin e kaluar për një model korean, nëse mund të përcaktohet si i tillë. Pas javësh negociatash të pasuksesshme, pati nga ata që hipotezuan se po rishikonin atë që ndodhi në gadishullin Korean 70 vjet më parë. Por çfarë ndodhi me Korenë 70 vite më parë?
Modeli Korean
Modeli Korean është formësimi i një Ukraine të ndarë në dy shtete të veçanta. Njëra e mbrojtur nga Rusia, tjetra nga Blloku Perëndimor. Përgjatë linjave të asaj që ndodhi në gadishullin Korean në fund të Luftës Koreane (1950-1953), me Korenë e Veriut nën ombrellën e BRSS dhe Kinës si dhe Korenë e Jugut të strehuar nga Shtetet e Bashkuara. Kjo rrugë shpejt përfundoi në një rrugë pa krye, sepse, nga njëra anë, Moska mendonte se po i arrinte të gjitha objektivat e saj, ndërsa nga ana tjetër, Kievi filloi të zmbrapsë sulmet e armikut duke imagjinuar të rimarrë territoret e humbura.
Me fjalë të tjera, të dyja ushtritë e përfshira mendonin se kishin dorën e sipërme dhe asnjëra nuk do të pranonte një ndarje të Ukrainës. As Vladimir Putin i cili ishte i etur për të hequr hijen e NATO-s dhe të largonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kufijtë e tij, e aq më pak Volodymyr Zelensky i cili është i etur për të rimarrë Donbasin dhe frontin jugor të vendit të tij nga Kremlini. Por një vit pas shpërthimit të luftës, skenari ka marrë një formë tjetër. Konflikti është kthyer në një luftë rraskapitëse, as Moska dhe as Kievi nuk synojnë të tërhiqen dhe nuk ka asnjë shpresë apo lëshim në horizont nga ana e palëve për të arritur në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
Konflikt i ngrirë
New YorkTimes la të kuptohet se situata nuk është edhe aq e mirë.
“Pas një viti luftimesh brutale, në të cilën mijëra persona kanë humbur jetën, ku infrastruktura civile u shkatërrua duke nxjerrë në pah dëme të pallogaritshme, mund të themi se lufta ka arritur në një ngërç”, shkroi Sergei Radchenko. Sikur të mos mjaftonte kjo, asnjëra palë nuk sugjeron se duan të pranojnë një marrëveshje në një negociatë.
Ndërkohë në fushat e betejës vazhdojnë të humbasin jetën çdo ditë ushtarë dhe civilë të pafajshëm. Për të mos përmendur më pas rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor. Të gjithë këto faktor të bëjnë të mendojnë se kjo është në thelb arsyeja pse po shfaqet ideja e ngrirjes së konfliktit. Për të ngrirë armiqësitë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta edhe pa një zgjidhje definitive dhe konkrete duhet që të mos lejojmë që të ndizen dhe një herë gjakrat që çuan në një përballje lufte midis dy vendeve.
Çështja është se aplikimi i modelit korean në Ukrainë, aq sa do jetë i pranuar aq do të jetëedhe i papranuar dhe do të sjellë në tryezë të njëjtat çështje kritike të që janë të pranishme në Azi. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë ende në luftë me njëra-tjetrën dhe kanë akoma konflikte të pazgjidhura dhe si rrjedhojë asgjë nuk është zgjidhur dhe testet raketore të KimJong Un vazhdojnë të trembin të gjithë botën. Por ja vlen të theksohet se të shtënat me topa apo dhe me armë të ndryshme nuk po gjuhen më në mes të Phenianiy dhe Seulit.
Modeli korean
Ne duhej të bënim një krahasim, lufta në Ukrainë i ngjan gjerësisht luftës së Koresë. Ku koreano-jugorët dhe aleatët e tyre, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, u përleshën kundër trupave të Koresë së Veriut dhe Kinës, të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik. Në Kore, shkroi Radchenko, situata ishte e ngjashme, as koreano-veriorët, as koreano-jugorët si dhe as sponsorët e tyre nuk nxitonin për t’i dhënë fund luftës apo për të arritur në njëzgjidhje.
Megjithatë, konflikti gradualisht u zbeh, duke çuar në një armëpushim dhe një ndarje gjoja të përkohshme, por që akoma dhe në ditët e sotme vazhdon të jetë e qëndrueshme në gadishull. Arsyetimi i bërë në atë kohë ishte se më mirë një luftë e ngecur sesa një luftë në vazhdim. Kush e di, ndoshta edhe Ukraina do të ndaje të njëjtin fat, mund ta gjejë veten të ndarë në dy shtete. Kjo nuk do të ishte një zgjidhje optimale, do të linte shumë probleme të hapura, si dhe do të përfaqësonte një shkelje të dhimbshme të parimeve morale dhe juridike të bashkisë ndërkombëtare.