Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e IV.
Kisha E VAUT TE DEJES…E SHEKULLIT XIII
KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI
SKENDERBEU ME DONIKEN
■NANDOR 1969: KISHES IU VUE DINAMITI.
EVER HOXHA THA:
“Sa keq që këtë dëmtim e kanë bërë njerëzit tanë”.
AS SEKSIONI KATOLIK I SIGURIMIT SHTETIT SHKODER
NUK KISHTE DIJENI PER VUMJEN E DINAMITIT KISHES!
Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës së Shkodresishte një Monument me rëndësi të madhe arkitekturale, historike dhe artistike, i ndërtuemnë 1361, e shekullit XIII-të dhe, i vetmi i stilit romak që ruhej në vëndin tonë.
Për këte arsye shkatërrimi i atij Monument i solli një humbje aq të madhe trashëgimisë të së kaluarës në fushën e kulturës materiale e historike.
Ai Monment ishte i vetem jo vetem në Shqipni, po në gjithë Ballkanin, kur edhe Europa e kishte nder katalog’ e revista të veta si trashigimi kulturore.
Kishës së Shën Mërisë i rritej edhe ma tepër vlera si Monument historik kur dihej se aty asht kunorzue Heroi Kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu me Doniken. Kjo ngjarje e bante edhe ma të Shenjtë per Popullin Shqiptar që, ata Monumente i ka ruejt si syt’ e ballit prej kohës ma të lashtë historike.
Ndersa sot në Shekullin XXI, e tham me bindje të plotë se: “Pikrisht ky fakt historik asht shkaku i vumjes së minave nga komunistat anadollakë të atij Shekulli fatzi, kur Shqipnia humbi gjithshka kulturore dhe historike tue u kthye në një prej vendeve ma të mbrapambetuna të Botës së qytetnueme e, pikrisht në ata vite terrorizmi barbar Ajo u shpall nga diktatori Ever Hoxha, “Shteti Shqiptar Ateist i vetmi në Botë!”.
DY PAMJE Të KISHëS Së MINUEME Në VITIN 1969.
Fragment nga një botim ku “zbulohet e verteta e shembjes së Kishës së Vaut të Dejës pranë Shkodres në vitin 1969, POR QË NË FAKT NUK TREGOHET ASGJA NGA VEPRA TERRORISTE AQ E SHEMTUEME SA DHE ANTIKATOLIKE E SHEK. XX !:
“Duhet të ketë qenë viti 1971, kur Gani Strazimiri, drejtori, i prezantoi Enver Hoxhës rreth 100 diapozitivë të monumenteve të kulturës në gjithë Shqipërinë. Kur mbërriti te rrënojat e Kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës, drejtori i tha se ajo tashmë ishte kthyer në gërmadha dhe duket përmendi edhe emrat e autorëve. Duhet të ketë përmendur emrat e autorëve sepse këtë e nxjerr logjika, pasi përgjigjja e Enver Hoxhës ishte: “Sa keq që këtë dëmtim e kanë bërë njerëzit tanë”.
– Po cilen nga këto pamje nuk e kanë ba pasusit tuej terrorista?!
Melbourne, 2023.