Kur e nisëm punën Washington, gati askush nuk dinteemrin Kosovëlavdi e respekt për ata punuan pa u lodhur e ata sakrifikuan gjithshka vinte kjo ditë e madhe e pavarësisë

Nga Harry Bajraktari

Isha djalë i ri kur bashkë me familjen u detyruam të ikim ngaKosova dhe pas një qendrimi të shkurtër në Itali, u vendosëmpërfundimisht në SHBA.

Kosova në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë dhe shqiptarëtishin të diskriminuar.

U rrita në Amerikë, formova familjen time, hapa biznesin tim, por mendjen e kishim gjithmonë te Kosova. Prindërit, Metë dheZisa Bajraktari, na kishin rritur me dashuri për atdheun e asnjëherë nuk u ndamë me zemër nga vendlindja.

Ëndërronim se një ditë Kosova do të bëhej e lirë dhe e pavarur, por ishte vetëm ëndërr.

Në fakt, situata në Kosovë vetëm sa po keqësohej. Dhuna e vitit1981, heqja e autonomisë në 1989, largimi nga puna e gati gjithëpopullsisë shqiptare. Shqiptarët e Amerikës nuk mund të rrininduarkryq.

U bashkova me përpjekjet e disa miqve shqiptaro-amerikanë sivëllezërve Bitici, Prof. Sami Repishti, Jim Xhema, e të tjerë qëpo lobonin bashkë me kongresistin Dioguardi në Washington.Kishim zbuluar se Kosova pothuaj nuk njihej fare si emër. Porkishim gjetur edhe miq që ishin gati të na dëgjonin dhendihmonin, si Senatori Bob Dole, Senatori Al D’Amato, kongresisti Tom Lantos.

Zona ku punoja kishte zgjedhur një kongresist të ri dhe shkovata takoj. Quhej Eliot Engel. I fola për Kosovën dhe më dëgjoi e më premtoi se do të na ndihmonte. Më kërkoi më shumëinformacion dhe ia dërgova.

Shpejt u bëmë miq të ngushtë e filluam një bashkëpunim qëvazhdoi më shumë se tre dekada.

Në vitin 1991, bashkë me partnerin në biznes Rrustem Gecajthemelova gazetën “Illyria” që ta ndihmonim edhe më shumëKosovën dhe çështjen kombëtare.

Presidentin Rugova sa herë që vinte në SHBA e mbaja si mik nështëpi dhe e shoqëroja në takimet në Washington. Po ashtu edheme shumë miq të asaj kohe si Dr. Alush Gashi e plot të tjerë.

Themeluam degën e LDK-së në SHBA, më pas KëshillinKombëtar Shqiptaro Amerikan etj.

Gjatë atyre viteve të vështira shumë herë jemi zhgënjyer e mërzitur. Por asnjëherë nuk e kemi humbur besimin se liria dhepavarësia do të vinin.

Kur babai vdiq në 1998, më la amanet që ta vazhdoja punën përKosovën deri në fund. Në varrimin e tij, kongresisti Engel premtoi se liria për Kosovën po vinte. Engel ishte nga ata miq tërrallë që asnjëherë nuk hoqi dorë nga kërkesa për pavarësi e Kosovës, edhe kur zyrtarët amerikanë na thonin se nuk mund tëketë ndarje.

Pa qëndresën e madhe të popullit shqiptar në Kosovë, pa udhëheqjen e urtë dhe të mënçur të Presidentit Ibrahim Rugova, pa luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa ndihmëndhe lobimin e diasporës, dhe pa ndihmën e miqve tanë tëmëdhenj në Washington, nuk do të kishte as liri dhe as pavarësitë Kosovës.

Jam krenar që më dha Zoti mundësinë të jetoj në Amerikë e tëjap kontribut për Kosovën dhe kombin shqiptar.

15 vjet më parë kur pavarësia u bë realitet dy njerëz tërëndësishëm për mua nuk jetonin më. Babai im Metë Bajraktari dhe miku im Presidenti Ibrahim Rugova. Është i vetmi peng qëkam që ata nuk jetuan ta shohin ngjarjen e madhe.

Sot, me rastin e këtij përvjetori i falenderoj të gjithë miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe nuk kursyen asgjë për kauzën e kombittonë shqiptar. Falenderoj familjen që më ndihmoi që tëangazhohem për Kosovën dhe për kombin. Falenderoj miqtë e ngushtë amerikanë, sidomos mikun tim ish-Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongres, Eliot Engel, përkëmbënguljen dhe dedikimin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gëzuar popullit të Kosovës. Urime 15-vjetori! Mos e harronirëndësinë e lidhjes me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me aleaten tonë të madhe Amerikën.

Zoti e bekoftë Republikën e Pavarur të Kosovës!

 

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë SHBA.