E njohur për rolet e saj në teatër, filma, seriale e madje e angazhuar gjithashtu edhe në politikë, Adriana Matoshi u lakuashpesh si emër për ndodhitë dhe gjithçka po kalonte.
Shëndet, dashuri, paragjykim. Ishin këto tri fjalët që e kanëshoqëruar aktoren kohët e fundit.
Para më shumë se një viti Adriana gjeti dhe prezantoi Keith, tëdashurin e saj nga Afrika.
Për hir të së vërtetës, pavarësisht dashurisë dhe adhurimit qëgëzonte nga publiku, Adriana u paragjykua pafundësisht në këtëhistori e kjo për shkak se Keith është 19 vite më i vogël se ajo.
Nga ana tjetër përpos zemrës së shëruar dhe të mbushur plot tëAdrianës, shëndeti i saj dukej sikur kishte edhe një sfidë tjetërpër të kaluar.
Rreth 9 vite më parë, ndërkohë që Adriana ishte shtatzënë me vajzën e vogël u diagnostifikua me tumor në tru.
Shpirti i saj luftarak arriti të triumfonte kundër tumorit dheAdriana më vonë u përfshi në role të ndryshme si aktore duke mos lënë pas as politikën ku u bë deputete në “Vetëvendosje”.
Dhe meqë prekëm sfidën e shëndetit, pak muaj më parë përAdrianën ndodhi një kthim i padëshirueshëm. Tumori.
Edhe në këtë fazë të vështirë Adriana donte të jepte nje mesazhpër jetën dhe këtë e beri me një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, ku përveç mesazhit që dha mori dhe shumëdashuri.
Në Prishtinë në fakt u solidarizuan shumë miq e qytetarë duke bërë një marshim. Krah Adrianës në këtë rrugë të vështirëqëndronte në çdo moment Keith, dashuria e saj.
Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe arriti të triumfonte edhe nëkëtë sfidë të vështirë dhe u kthye aktive sërish duke mos e humbur as edhe një rast për të dhënë mesazhet e saj përdashurinë dhe jetën.
Adrianën pritet ta shohim sërish në role të reja, të angazhuar nëpolitikë e të tejmbushur me një dashuri që arrin të mbizotërojë mbi çdo gjithçka.