Pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtë të shtunë, u mësuan emrat e dy kombëtareve të para çerekfinaliste.
Holanda shënoi fitore 3:1 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa Argjentina mposhti 2:1 Australinë.
Kësisoj, çifti i parë i fazës çerekfinale në Kupën e Botës “Katar 2022” është Holandë – Argjentinë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 dhjetor, në stadiumin “Lusail Iconic”, nga ora 20:00.
Gjatë ditëve në vazhdim do të mësohen edhe tri çiftet tjera të fazës çerekfinale.