Në Luginën e Preshevës
Lulëzon halli dhe kusuri,
Vetëm n’festat e Nëntorit
Kuq e zi valon Flamuri!
Ky simbol i shqiptarisë
Nuk lejohet nga Serbia,
Të festohet sipas ligjit
Sepse qenka nga Shqipëria!
Rreth e qark viseve etnike
Si Luginën s’e gjen kurrë,
Të dënohesh në Gjykata
Të gjobitesh për Flamur!
Për dallim nga vitet tjera
Ky Nëntori vjen me hall,
Na mungon udhëheqja e re
E një Këshilli Nacional!
S’na ka mbetur pak hapësirë
Të festojmë me dashuri,
Si dikur të përbashkuar
Rreth Flamurit kuq e zi!
Me dëshirat më të mira
Gjithandej ku ka shqiptarë,
S’na ka mbetur veç urimit:
Rroftë Flamuri ynë Kombëtar!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti e përpunuar)