Nga Tahir  BEZHANI

(Në foton kryesore: Masar Kupa, duke dhuruar portretin e Teki Dervishi, drejtorit të bibliotekës, Engjëll Berisha)

    Masar Kupa, poet e piktor i njohur nga Gjakova, është njëri ndër anëtaret më të vjetër të Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Është i vetmi pjesëmarrës  i gjallë, nga brezi i atyre  burrave të mëdhenj të Gjakovë, që në vitet e lagëta të 60- tave,ne shekullin e kaluar,  formuan klubin letrarë të qytetit, të cilin më vonë e pagëzuan me emrin  “Gjon Nikollë Kazazi,” zbuluesi i “Mesharit” të Gjon Buzukut.

Nga bërthama e këtij klubi historiko-letrarë në trojet tona, lindi edhe Mitingu i poezisë, i cili nën rrethana  të vështira të kohëve, rrugëtoi, po rrugëton edhe sot, me moshën e gjashtëdhjetë  viteve, duke shënuar suksese të jashtëzakonshme në jetën kulturo-letrare në   Gjakovë dhe në të gjitha trojet tona shqiptare e jo vetëm.

Portreti i të madhit Teki Dervishi, vlerë e madhështi kohe

Figurë e tillë historike, me plot lëvdata nga të gjithë ata që e njohin, është padyshim edhe piktori e poeti i mirënjohur, z. Masar Kupa. Këtë personalitet e madhëron fort modestia e tij,dashuria ndaj njerëzve, puna e palodhur si artist i brushës e pendës, pikturat e të cilit me ëndje shikohen kudo trojeve tona.

Masar Kupa ,duke qenë bashkëmoshatarë, shok klase e banke me të madhin Teki Dervishi, këto ditë, në Gjakovë, gjatë një ceremonie letrare, në sallën “Teki Dervishi” të bibliotekës “Ibrahim Rugova”, dhuroi portretin pikturë të Teki Dervishit, me të cilin rast zgjoi emocione  tek të pranishmit, duke evokuar kujtimet dhe meritat e pakontestueshme nga shoku i bankës dhe i jetës. Këto çaste u duartrokiten gjatë nga auditori prezent.

Portretin ia dorëzoi drejtorit të bibliotekës, Engjëll Berisha.

Zotëri Masar Kupës, i urojmë jetë të gjatë e suksese në krijimtarinë e begatshme si artist i brushës e pendës.

Gjakovë,

6. tetor, 2022