Me aneksimet në juglindje të Ukrainës duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, presidenti rus, Putin ka ndryshuar fatin e miliona njerëzve. Ata ndodhen para zgjedhjes: pranim ose rezistencë.

Për mua nuk kanë rëndësi kufijtë dhe territoret e shtetit por fati i njerëzve”. Ky është një citat i presidentit rus në një intervistë me gazetën gjermane “Bild” në janar 2016. Atëherë bëhej fjalë për aneksimin e Krimesë. Këto ditë sërish kreu i Kremlinit ndryshoi me dhunë kufijtë dhe ankesoi pjesë të Luhanskut, Donjeckut, Khersonit dhe Zaporishjas.

Russland | Zeremonie zur Annexion ukrainischer Gebiete | Putin mit den Besatzungschefs

Ceremonia e aneksimit në Moskë

Pas gjashtë muajsh pushtimi vjen bashkimi me Federatën Ruse. Moska kërcënon të përdorë të gjitha llojet e armëve, përfshirë edhe armët atomike për të mbrojtur pjesë të tjera të vendit. Ukraina dhe shumica e vendeve kanë deklaruar, se nuk do të njohin as aneksimin, dhe as “referendumet” ku gjoja shumica i ka thënë “po” bashkimit me Rusinë. Po kush janë këta miliona ukrainas që jetojnë në anën tjetër të frontit dhe çfarë do të ndryshojë tani për ta?

Ku ndryshon atmosfera në Donjeck dhe Kherson?

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që jetonin në këto zona në kohën e aneksimit, por bëhet fjalë për miliona vetë. Megjithëse aneksimi ishte i njëkohshëm për këto zona, rajonet janë shumë të ndryshme. Në Donbas që nga viti 2014 ka pasur një selektim të detyruar: qindra mijëra vetë, shumica të rinj janë larguar nga “Republikat” e vetëshpallura, kanë shkuar në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Kievi. Ata që kanë mbetur janë shumica të moshuar, ose njerëz që e mbështesin separatizmin. Për disa do të jetë realizimi i asaj që gjithmonë dëshironin. Ka ende pjesë të popullatës që bashkëpunojnë”, thotë Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studimet Europianolindore, Stockholm Centre for Eastern European Studies (SCEEUS). Duket se në lindje ka më shumë syresh se në jug, por shifra të sakta nuk ka.

Russland, Moskau | Vorbereitungen auf die Annexion ukrainischer Regionen

Përgatitje për aneksimin në Moskë

Ka njerëz në Donbas që e kanë mbështetur aneksimin nga frika, se pas kthimit të pushtetit ukrainas, disa do të përgjigjeshin para gjyqit, thotë Serhij Harmash, i lindur në Donjeck, kryeredaktor i gazetës “Ostrov” dhe anëtar i grupit trilateral të kontaktit për zbatimin e Marrëveshjeve të Minksut. “Këta njerëz do të thonin “po”, sepse nëse Ukraina rikthehet, ata duhet të arratiseshin diku, sigurisht në Rusi”, por se sa të tillë ka, nuk dihet.