Rritja e shpenzimeve ushtarake në 5% të PBB-së së vendeve anëtare të NATO-s nuk do të ketë një ndikim “të rëndësishëm” në sigurinë e Rusisë, tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

“Sa i përket ndikimit në sigurinë tonë të këtij objektivi prej 5%, nuk mendoj se do të jetë i rëndësishëm në asnjë mënyrë”, u citua Lavrov nga RIA Novosti të ketë thënë në një konferencë për shtyp pas një takimi me homologun e tij nga Laosi.

Kujtojmë se ditën e djeshmë në Samitin e NATO-s në Hagë krerët e 32 vendeve anëtare të NATO-s ranë dakord për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për secilin prej vendeve anëtare.

Objektivi është që deri në 2035-ën të ketë një rritje të investimeve ushtarake në 3.5% dhe 1.5% për sigurinë e tyre të brendshme për përballimin e kërcënimeve të mundshme prej luftës ruse në Ukrainë.