Zyrtarët e qeverisë kanë prezantuar planin që kërkon tre të pestat e banorëve të një pallati të miratojnë dhënien me qira të një apartamenti në platforma ndërkombëtare interneti.
Zhvillimi i padëgjuar u jep fqinjëve të drejtën të ndalojnë dhënien me qera për turistët të apartamenteve në të njëjtën ndërtesë, tha sot ministrja e strehimit të vendit.
Isabel Rodriguez tha se reforma kërkon të “fuqizojë” fqinjët, duke kërkuar lejen e tyre për dhënien me qira të këtyre tipeve të akomodimit.
Më herët gjykata e lartë spanjolle kishte vendosur se ‘grupe të tilla fqinjësh’ mund të ndalonin ligjërisht praktikën, por Rodriguez tha se ai ligj “nuk ka shumë qartësi”.
Ligji i ri kërkon që pronarët të kërkojnë lejen e fqinjëve te tyre paraprakisht.
Statistikat në Spanjë thonë se më shumë se 350,000 banesa u jepen ose u janë dhënë me qera turistëve nga e gjithë bota.
Rodriguez tha se ligji vlente si për dhënien me qira afatshkurtër turistike dhe ato të zakonshme afatgjatë, por e para nuk kufizohej nga rregullacioni më i plotë i qirave afatgjata, “i cili ka kontribuar në rritjen e çmimeve të banesave”.
Zhvillimi vjen pas rritjes së paarsyeshme të çmimit të banesave për vendasit në Spanjë prej kërkesës së sezonit turistik.
Më herët qendra e Katalonjës, Barcelona njoftoi se kërkonte të eliminonte banesat me qera turistike deri në 2028 për të ulur kostot e strehimit.
“Nuk mund të shkaktojmë largimin e të rinjve nga Barcelona kur ata dalin nga shtëpia e prindërve prej çmimit te banesave,” tha kryebashkiaku Jaume Collboni për çështjen./AA/