Kampionati Europian po afrohet, e bashkë me të po vijnë edhe shumë emocione. Ashtu siç edhe në turneun e Francë 2016, Shqipëria në Europian përcillet me këngë që i kushtohet këtij spektakli europian.

Ky moment i shumëpritur do të shoqërohet edhe me këngën e saj përfaqësuese. Është artisti kosovar, Trim Ademi, apo siç njihet për publikun si Capital T, që do e përfaqësojë Shqipërinë me këngë në këtë Europian.

“Albania”, mban titullin kënga, në videon e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit, shihen të entuziazmuar të gjithë futbollistët e ekipit të Kombëtares.

Kampionati Europian do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik dhe do të transmetohet falas në TV Klan.