Nga Arben KURTESHI – Kosovë
Të përqendrohemi në krijimin e mjedisit të favorshëmpër investitorët, me barriera të ulta ligjore, siguri ligjore e sociale duke krijuar infrastrukturë moderne, po ashtu cilësi nëarsim.
Nëse krijojmë këto kushte, të favorshme për investitorëtme potencial besoj thellë se investimet do të rrjedhim drejtvendit tonë dhe do të kthehen në zhvillim të hovshëm e tëvrullshëm ekonomik.
Gjendja momentale ekonomike në vend është njëpasqyrë që reflekton punën dhe angazhimin tonë në dydekadat e fundit.
Vetë historia jonë është një testament i fuqishëm përarritjen e lirisë, është një udhërrëfyes që na tregon rrugën se silidhet ideali i zemrës dhe vizioni i mendjes me synimin, dhese si gjithçka mund të përdoret si steg drejt arritjes.
Pikërisht këtu ku ne e kemi potencialin shumë të madhëkemi edhe ngecje, sepse në periudhën kohore të pas luftës ederi sot, ideal e vizion është arritja e pushtetit, dhe kur arritja e pushtetit është primare me apo pa dashje gjithçka tjetër mbetetsekondare, dhe pikërisht me hov dhe me vrull sekondar ështëzhvilluar vendi, ku të ardhurat nuk i mbulojnë nevojatqytetare!
Ne e dimë më së miri si arrihen projeke madhështore e kemi dëshmuar me arritjen të pakrahasueshme dhe historike tëlirisë në kushte dhe rrethana të pamundura!
Vërtet historia jonë është testament i fuqishëm, si e arritëm gati të pamudurën lirinë, dhe pse tash nuk po mund ta arrimë të mundurën zhvillim e vendit.
Ne jemi ndër popujt më të rrallë në botë që kemidëshmuar se gati gjithçka është e arritshme, kur ideali dhevizioni lidhet drejtpërdret me cakun!
Mendjendriturit tanë na mësuan se si ti shkulnimpengesat e lirisë, si ti ndryshonim kushtet dhe rrethanat e asajkohe, dhe si ta pikturonim lirinë në kokat tona si një synim tëqartë. Ata na inkurajuan të ndërmarrim udhën drejt arritjes. Arritja e madhe, liria, u realizua sepse ideali i zemrave dhevizioni i mendjeve i shpërbleu përpjekjet tona për liri.
Çdo gabim, përvojë, dhe sukses e përdorëm si shteg drejtarritjes.
Vetë ne popolli i Republikës jemi krijuesit dhe autorët e këtij kapitulli të përfunduar.
Shqetësimi ynë aktual është, pse nuk po mund të arrijmëzhvillimin ekonomik të vendit tonë me të njëjtin frymëzimdhe vendosmëri? Potenciali ynë është shumë i madh, porpothuajse e njëjta aftësi që na çoi drejt lirisë na ka munguarderi sot për të arritur zhvillimin ekonomik.
Defekti ynë kryesor i pas luftës është ideali dhe vizioniqë ka synim dhe qëllim primar pushtetin!
Kjo ka penguar përqëndrimin tonë mbi zhvilliminekonomik.
Shembujt e vendeve tjera si Gjermania e cila ishteshumë e shkatërruar e bërë rrafsh me tokë pas luftës së dytëbotërore arriti të zhvillohet dhe të bëhet lokomotivëekonomike e evropës. Gjermanisë, vetëm dy dekada pas luftësnuk i mjaftoj fuqia e vetë punëtore dhe kërkoi punëtorë jashshtetit , sikur që kërkuan edhe në Kosovë në vitin 1965; pravetëm dy dekada pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Para fillimit të mrekullisë ekonomike Irlandës i ikëngjysma e popullsisë gjithësej katër milion në Amerik!
Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfërnë evropën perendimore arriti të bëhet gati shteti më i pasurënë Evropë duke e rritur cilësin në arsim .
Japonia dhe Korea e Jugugut poashtu janë zhvilluar edhemë shpejt se dy dekada; gjithëashtu shteti afrikan Botsëana, ka BPV më të lart se vendi ynë!
Shteti juridikisht i panjohur nga UE dhe SHBA-ja, qënuk ka ulëse në OKB, pra pothuaj se juridikisht shtet „joekzistent“ dhe prap një ndër shtetet më të zhvilluara nëbotë, që e njohën deri sot vetëm 17 shtete nga afër 200 ështëTajvani që ka një Bruto Produk Vendor për kokë banori30‘000$!
Ato shtete kanë përqëndruar përpjekjet e tyre në krijimine kushteve të nevojshme ligjore dhe infrastrukturore përinvestime. Në vendin tonë, shumë herë barrierat ligjore, trazirat, mosbesimi në institucione, korrupsioni, mungesa e sigurisë sociale e shëndetësore, po ashtu dhe mungesavizionare janë bërë pengesë për investitorët potencial.
Zhvillimi ekonomik është një përbërës i rëndësishëm përtë krijuar prosperitet dhe të ofrojmë vendet e punës që riniajonë ka nevojë.
Kapitali investues është si uji – rrjedh atje ku ka më pakpengesa. Prandaj, ne duhet të përqendrohemi në krijimin e njëmjedisi të favorshëm për investitorët, duke ulur barrieratligjore dhe duke krijuar siguri juridike. Nëse ne krijojmë këtokushte, investimi do të vijë dhe do të kthehet në zhvillimekonomik.
Diaspora jonë dërgon miliarda dollarë në vendin tonë, por ky kapital nuk është përdorur me efikasitet për tëndihmuar zhvillimin ekonomik. Derisa diaspora kthehen nëvendet e tyre të jetesës, shumica e remitencave nuk mbeten nëvendin tonë, por kalojnë kufirin dhe shpenzohen jashtë tij. Kjoështë një pasuri e humbur.
Për të rritur prodhimin vendas dhe të ulur deficitin tregtar, ne duhet të fokusohemi proaktiv në kontaktinin e kompanive me potencial dhe sëbashku të përpilohen dhe në krijimin e kushteve ligjore (në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare) dhe infrastrukturore për tërheqjen e investimeve. Nuk duhet tëgjejmë arsyet për moszhvillim, por duhet të punojmë me vendosmëri dhe vullnet për të ndryshuar situatën. Duhet tëpërdorim vizionin dhe idealin që na dha liria për të ndërtuarnjë të ardhme më të ndritshme për vendin tonë.
Zhvillimi ekonomik është proces i vështirë dhe kërkonangazhim të përhershëm. Duam të kemi një vizion të qartëdhe një ideal të lartë që të kthejmë mendjet tona drejtzhvillimit ekonomik në nivel evropian e përtej, sepse vetëmatëherë mund të ndërtojmë një vend më të fuqishëm dhe më tëpasur për të gjithë qytetarët tanë.