Ballina Bota “Global Fire Power” rendit 20 ushtritë më të fuqishme në botë për...

“Global Fire Power” rendit 20 ushtritë më të fuqishme në botë për 2024

Platforma “Global Fire Power” ka publikuar sëfundmi listën e ushtrive më të fuqishme në botë për vitin 2024, ku vërehen disa ndryshime sa i përket renditjes për shkak edhe të luftës në Ukrainë si edhe tensioneve mes Tajvanit dhe Kinës.

Në dhjetëshen e parë nuk ka thuajse fare ndryshime përveç rënies së Francës në vendin e 11 dhe ngjitjes së Turqisë në vendin e 8, ndërkohë gjithçka është përbysur në listën e mëposhtme, ku Ukraina tashmë paraqitetet në pozicion të mirë edhe për shkak të ndihmës së madhe nga Perëndimi. Po ashtu vërehet një ngjitje e fortë e Gjermanisë pas rritjes së buxhetit të mbrojtjes nga qeveria një vit më parë.

Platforma “Global Fire Power” e bën renditjen e përvitshme të ushtrive më të fuqishme në botë duke u nisur nga një mori faktorësh siç janë teknologjia; numri i ushtarëve; infrastruktura; pasuritë nëntokësore; popullsia, etj.

Më poshtë, po sjellim listën me 20 ushtritë më të fuqishme në botë: