Bordi i “Albanian Excellence” e ka nderuar me çmimin “Grand Excellence 2023” themeluesin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.
Çmimi iu dorëzua z. Ponari gjatë një darke gala nëTiranë si një shenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e vyerqë ka dhënë gjatë gjithë aktivitetit të tij në krye të Grupit mëtë madh të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ju, si Drejtor i Përgjithshëm SIGAL UNIQA Group Austria që prej 22 shkurt 1999, keni bërë që ajo të jetë kompania lider dhe më e suksesshme e tregut të sigurimevenë Shqipëri dhe në Rajon.
Ju jeni një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, duke u shndërruar jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, sportive dhe kulturore të vendit”,– thuhet ndër të tjeranë motivacionin e“Albanian Excellence”.
https://www.youtube.com/shorts/5XIH4KAubf4
Z. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më tësuksesshëm nëvend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në njëlider në fushën e biznesit.
Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues isuksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve/bizneseve financiare.
Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i PërgjithshëmNderi i Japonisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President iDhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni; Anëtar idisa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dheIndustrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhePresident i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorësdhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh tëndryshme nga kompanitë më të njohura të sigurimeve dherisigurimeve në botë.
Z. Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimevekombëtare dhe ndërkombëtare:
– “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij tëjashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dheforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjetShqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga Qeveria Japoneze, në cilësinë e tij si“Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë”.
– “Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i AustrisëAlexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë) me rastin e 20-vjetorit tëSIGAL UNIQA Group Austria.
– “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve nëShqipëri dhe në Europën Juglindore për vitin 2021/22”, nga“Finance Central Europe”:
– “20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga “Insight Success Media Tech”;
– “Njeriu i Vitit” nga “Instituti Amerikan Biografik”;
– “Menaxher i Vitit” nga “Komiteti i Sokratit tëOxfordit”, në Mbretërinë e Bashkuar;
– “Kavalier i Paqes” nga “Qendra Ndërkombëtare përPaqen mes Njerëzve”;
– “Qytetar Nderi” i Tropojës, Durrësit e Elbasanit, dhe“Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta periodike të përditshme.