Sot është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për të tetën e finales së Champions League në futboll.

Napoli i Amir Rrahmanit do të ndeshet me Barcelonën, PSG do të përballet me Sociedadin, Interi i Kristijan Asllanit ndeshet me Atletico Madridin.

Lazio e Elseid Hysajt ballafaqohet me Bayernin e Sociedadi ka për rival PSG-në. Leipzig sfidon Realin e kampioni në fuqi Manchester City do të luajë kundër Copenhgane-it.

Ndeshjet e para luhen me 13 – 14 shkurt, 20 –21 shkurt dhe të kthimi me 4-5 e 12-13 mars.

Ballafaqimet:

Porto – Arsenali

Napoli – Barcelona

PSG – Sociedad

Inter – Atletico

PSV – Dortmundi

Lazio – Bayerni

Copenhagen –  Manchester City

Leipzig – Real Madridi